Rinoplastika Etnike, të cilën ne e quajmë rinoplastikë reduktuese, ndryshon dukshëm nga operacionet klasike të zvogëlimit të hundës që kryhen kryesisht për racat Kaukaziane. Ndërsa pjesa e kërcit dhe e ashtit duhet të hiqen në këtë teknikë, metodat e rritjes së hundës dhe shtimit të kërcit përdoren tek individët Afrikano-Amerikanë dhe Aziatikët. Më e rëndësishmja, kjo teknikë i ndihmon pacientët në përmirësimin e pamjes së fytyrës pa humbur tiparet unike të fytyrës dhe gjurmët e përkatësisë së tyre etnike.
Kirurgët me përvojë mund të kryejnë operimin e Rinoplastikës Etnike, e cila kërkon përvojë të mjaft të gjerë, dijeni dhe njohuri të standardeve të fytyrës për grupe të ndryshme etnike. Kjo procedurë përfshin teknikat më delikate kirurgjike në krahasim me metodat e tjera të rinoplastikës. Në këto operacione, mund të nevojiten grafte dhe materiale të tilla si implantet, në mënyrë që të përfitohet një strukturë hunde më e spikatur dhe më e ngritur. Implante të besueshme të materialit me inde natyrale dhe pore shfrytëzohen për të përfituar një hundë të tillë në përputhshmëri me formën e fytyrës dhe përkatësinë etnike të pacientëve.
A janë pacientëtme hundë të vogël dhe të sheshtë, me formë disproporcionale të hundës me strukturën e mjekrës dhe ballit, vrima të gjera të hundës, majat e hundës të ulëta dhe joproporcionale ose tepër të ngritura, të përshtatshëm për këtë lloj të operimit kirurgjik?Ashtu sikurse në operacionet e tjera të hundës, Rhinoplastika etnike nuk mund të kryhet tek fëmijët tek të cilët ende nuk ka përfunduar zhvillimi i hundës, dhe pacientët duhet të jenë të paktën të moshës 15 vjeç..
Si rezultat i operacionit të Rinoplastikës etnike, tiparet e fytyrës së pacientit janë më të ekuilibruara duke mos supresuar origjinën etnike të tyre. Në saje të kësaj teknike mund të riformohet hunda dhe të vihet në shprehje pamja e fytyrës, si dhe mund të arrihet një ndryshim i dukshëm në profil të pamjes. Fytyra bëhet më simetrike, ndërsa sytë, mjekra, faqet dhe tiparet e tjera të fytyrës së pacientëve ritheksohen. Si rezultat fitohet një profil më i mirë i fytyrës. Gjithashtu përmirësohengjendja shpirtërore dhe vetëbesimi i pacientit. Problemet e frymëmarrjes, devijimi i kërcit dhe defekte të tjera strukturore të hundës gjithashtu mund të korrigjohen me ndihmën e Rinoplastikës.
Kategoritë