- Tabela e Përmbajtjes
- Çka është Kanceri i Cerviksit ?
- Cilat janë simptomat e kancerit të qafës së mitrës (cerviksit)?
- Si diagnostikohet kanceri i qafës së mitrës?
- A është e mundur të parandalohet kanceri i qafës së mitrës?
- Cilat janë efektet anësore të vaksinës HPV?
- A është kanceri i qafës së mitrës sëmundje ngjitëse?
- Pse është i rëndësishëm testi i strishos?
- Cilat janë metodat e trajtimit të kancerit të qafës së mitrës?
Çka është Kanceri i Cerviksit ?
Kanceri i qafës së mitrë - cerviksit, i cili është një lloj kanceri gjinekologjik që shfaqet në pjesën e poshtme të mitrës që lidhet me vaginën, është një lloj kanceri që shfaqet për shkak të virusit Human papillomavirusit (HPV) të trasnmetuar seksualisht. Kanceri i qafës së mitrës vë në rrezik gratë e moshës 30-50 vjeç dhe ato që kanë një jetë aktive seksuale.
Ndonëse është një lloj sëmundjeje që mund të trajtohet me metoda të diagnostikimit dhe diagnostikimit të hershëm, ajo është ende ndër llojet më vdekjeprurëse të kancerit në botë për sa i përket vdekshmërisë. Është parë se HPV seksualisht e transmetueshme luan një rol të rëndësishëm në kancerin e qafës së mitrës, i cili është më i zakonshëm në vendet e reja në zhvillim ose të pazhvilluara. Poligamia dhe marrëdhëniet seksuale të pambrojtura mund të lehtësojnë shfaqjen e kësaj sëmundjeje tek gratë.
Mvarësisht prej llojit të qelizës në të cilën shfaqet për herë të parë kanceri i qafës së mitrës, sëmundja manifestohet në dy mënyra të ndryshme. Karcinoma e qelizave skuamoze, e cila shihet në 80-90% të të gjitha rasteve të kancerit të qafës së mitrës, është në grupin e parë dhe në rastet më të shpeshtë. Qelizat kancerogjene shpesh shihen në zonat e brendshme të sipërfaqes së jashtme të mitrës. Adenokarcinoma, e cila është në grupin e dytë, shihet vetëm në 10-20% të të gjitha rasteve të kancerit të qafës së mitrës. Në këtë lloj kanceri, qelizat e sëmura shfaqen në qelizat epiteliale në kanalin e poshtëm të lindjes.
Cilat janë simptomat e kancerit të qafës së mitrës (cerviksit)?
Kanceri i cerviksit (qafës së mitrës) zakonisht zbulohet vonë. Simptomat e kancerit të qafës së mitrës, i cili është një lloj kanceri që mund të mos shfaqë simptoma në fazat e hershme, gjithashtu mund të ngatërrohen me simptomat e disa sëmundjeve të ndryshme. Kjo situatë është ndër faktorët që vështirësojnë diagnostikimin e hershëm të sëmundjes. Kur shfaqen simptomat, ato shpesh ngatërrohen me dhimbje menstruale ose infeksione të traktit urinar. Simptomat e vonshme mund të renditen si më poshtë:
Gjakderdhje e cila shfaqet jashtë periudhës së ciklit menstrual, bile edhe në fazën e menopauzës
- Sekret vaginal pa ose me aromë
- Sekret vaginal me kruarje
- Dhimbje në zonën e pelvikut
- Urinimi më i shpeshtë dhe inkontinencë urinare
- Djegie dhe dhimbje gjatë urinimit
- Gjakderdhje e rëndë dhe masive
- Gjakderdhje gjatë ose menjëherë pas marrëdhënies seksuale
- Gjakderdhje gjatë dushit, marrëdhënieve seksuale ose ekzaminimit të pelvikut
- Dhimbje të pashpjegueshme dhe të vazhdueshme të shpinës dhe belit
Si diagnostikohet kanceri i qafës së mitrës?
Qelizat e shëndosha në qafën e mitrës rriten, shumohen dhe më pas vdesin brenda një periudhe të caktuar. Qelizat, struktura e ADN-së e të cilave është e shkatërruar, vazhdojnë të rriten në mënyrë të pakontrolluar; ato nuk vdesin, për shkak të kësaj rritjeje formohen tumoret në këtë regjion. Këto tumore të qelizave kancerogjene vazhdojnë të përhapen në trup duke dhënë metastaza në pikat e afërta dhe të largëta.
Si rezultat i hulumtimeve, nuk dihet saktësisht se çfarë e shkakton sëmundjen. Megjithatë, virusi HPV sigurisht që ka një ndikim të rëndësishëm në përhapjen dhe shfaqjen e sëmundjes. HPV, i cili është një lloj virusi i transmetueshëm seksualisht, mund të transmetohet edhe përmes mënyrave të ndryshme të kontaktit, si prekja. Ekzistojnë më shumë se 100 lloje të virusit HPV dhe shumica e këtyre viruseve janë të padëmshëm. Llojet e HPV-së që janë të dëmshëm dhe shkaktojnë ndryshime në qelizat e ADN-së shkaktojnë kancer të qafës së mitrës.
Ndër viruset HPV që janë vërtetuar përfundimisht se shkaktojnë sëmundje, viruset HPV 16 dhe HPV 18 janë vetëm dy nga llojet më të zakonshme të viruseve që shkaktojnë kancerin e qafës së mitrës. Tashmë është e mundur të kuptohet nëse këto viruse që shkaktojnë sëmundjen janë në trup me ekzaminim të avancuar të ADN-së HPV, i cili mund të bëhet krahas testit të strishos që merret nga qafa e mitrës.
A është e mundur të parandalohet kanceri i qafës së mitrës?
Kanceri i qafës së mitrës (Cerviksit) është një lloj kanceri që mund të parandalohet. Edhe pse është e mundur të parandalohet sëmundja me vaksinim, faktorë të tillë si jeta seksuale, kujdesi për zakonet e të ushqyerit të shëndetshëm dhe të balancuara janë ndër faktorët më kritikë në parandalimin e kancerit. Kryerja e rregullt e testeve HPV dhe testeve të strishos është e vetmja mënyrë për të zbuluar herët sëmundjen.
Sepse kanceri i qafës së mitrës, prezenca e së cilës nuk zbulohet deri në fazën e parë, mund të diagnostikohet vetëm në këtë mënyrë. Duke qenë se pirja e duhanit dhe përdorimi i alkoolit dobësojnë fuqinë e metabolizmit, kjo gjithashtu rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjes.
Prandaj, largimi i zakoneve të tilla të dëmshme sjell një ndryshim të rëndësishëm në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës. Për të parandaluar sëmundjen, është e nevojshme të mbrohet higjiena në ambientet e përbashkëta si pishina, banja turke - hamam, sauna dhe tualete. Për të parandaluar transmetimin e sëmundjes, personi duhet të tregojë ndjeshmëri individualisht dhe partneri duhet të bëjë një jetë sipas rregullave higjienike dhe të preferojë monogaminë. Vaksinimi kundër HPV është i përshtatshëm pas moshës 12 vjeçare. Megjithatë, kompletimi i vaksinës përpara fillimit të jetës së parë seksuale është thelbësore në aspekt të preventivës.
Cilat janë efektet anësore të vaksinës HPV?
Vaksina HPV ka një shkallë të lartë të mbrojtjes kundër sëmundjes. Vaksina, efektive kundër viruseve HPV 16 dhe HPV 18, që kanë efekte kancerogjene, mund të shkaktojë disa efekte anësore të përkohshme në trup, si në shumë lloje të tjera vaksinash. Ndër këto efekte anësore, më shpesh vërehen skuqje dhe ënjtje në zonën ku jepet vaksina, lodhje, dhimbje koke, nauze, të vjella, dhimbje muskujsh, skuqje në trup dhe temperaturë.
A është kanceri i qafës së mitrës sëmundje ngjitëse?
Virusi HPV, i cili konsiderohet si shkaktar i sëmundjes, është ngjitës. Virusi më së shpeshti transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale. Organet riprodhuese të meshkujve dhe femrave të infektuara me virus mund ta transmetojnë virusin. Edhe pse kryerja e marrëdhënieve seksuale duke përdorur prezervativ ul rrezikun e transmetimit, nuk mund të thuhet se e parandalon atë plotësisht. Vende të tilla si tualetet, sauna, banjat turke dhe pishinat, të cilat janë zona të përbashkëta, gjithashtu lehtësojnë transmetimin e sëmundjes. Për këtë arsye, personat që nuk janë vaksinuar duhet të jenë të kujdesshëm kur përdorin zona të tilla të përbashkëta.
Pse është i rëndësishëm testi i strishos?
Fakti që kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje tinëzare dhe progresive pa simptoma e bën të vështirë diagnostikimin dhe trajtimin. Një test i rregullt strisho është një test që jep rezultate mesatarisht në 1 javë me një shtupë të marrë nga qafa e mitrës. Testi mundëson detektimin e hershëm nëse një formacion i kancerit kërcënon trupin e personit. Kanceri i qafës së mitrës, i cili zbulohet në një fazë të hershme dhe para se sëmundja të fillojë të shfaqë simptoma, mund të trajtohet lehtësisht në këtë mënyrë. Është e rëndësishme të kryhet rregullisht testi i strishos, i cili është një metodë e nevojshme për diagnostikimin e hershëm, së bashku me testin e ADN-së HPV.
Cilat janë metodat e trajtimit të kancerit të qafës së mitrës?
Trajtimi i kancerit të qafës së mitrës është shumë më i lehtë në krahasim me të kaluarën, falë teknologjive të avancuara të sotme. Në trajtimet e kaluara hiqej e gjithë mitra në vend që në fazën e parë të hiqej zona ku u gjetën qelizat kancerogjene dhe të aplikoheshin trajtime vetëm për atë zonë. Me teknologjitë e reja, është e mundur heqja vetëm e zonës së dëmtuar me një ndërhyrje të thjeshtë kirurgjike ose trajtimi i saj me metoda ngrirjeje si krioterapia.
Kritere të tilla siç janë nëse pacienti dëshiron një fëmijë, mosha dhe shëndeti i përgjithshëm ndikojnë gjithashtu në zgjedhjen e metodës së trajtimit. Në fazat më të avancuara të sëmundjes, metoda e trajtimit kryhet në dy mënyra të ndryshme. Në të parën nga këto metoda, zona ku ndodhet sëmundja, zonat përreth dhe nyjet limfatike largohen me ndërhyrje kirurgjike. Pas ndërhyrjes kirurgjike, kimioterapia dhe terapia me rrezatim (radioterapia) aplikohen në mënyrë të njëpasnjëshme ose njëkohësisht te disa pacientë.
Në metodën e dytë radioterapia dhe kimioterapia jepen së bashku pa asnjë ndërhyrje kirurgjike në vendin e formimit të kancerit. Lloji i dytë i aplikimit është në përgjithësi i preferuar për pacientët që janë në fazat e avancuara të sëmundjes dhe që nuk mund të operohen.