Çka është një sulm në zemër?
Sulmi në zemër, i njohur në mjekësi si "infarkti i miokardit", është një nga çrregullimet më të frikshme në publik. Shumë njerëz pyesin: "Çka është ataku në zemër?". Ndërsa kërkojnë një përgjigje për pyetjen, shumë prej tyre pyesin: "Pse ndodh një atak në zemër?". Sulmi në zemër është një gjendje në të cilën enët koronare që ushqejnë zemrën janë të bllokuara, duke rezultuar në dëmtim të indit muskulor të zemrës. Rrjedha e ndërprerë e qarkullimi të gjakut shkakton dëme të rënda në zemër. Për këtë arsye është e nevojshme hapja e enëve dhe parandalimi i humbjes së indit të zemrës me ndërhyrje korrekte dhe në kohë.
Simptomat e sulmit në zemër
Një atak në zemër mund të ketë shumë simptoma, të lehta ose të rënda. Prandaj, me përgjigjet e pyetjes “Cilat janë simptomat e një sulmi kardiak?”. mund të kuptohen simptomat më themelore. Simptoma kryesore që ndjen një person që ka një sulm në zemër është dhimbja e fortë në gjoks. Mund të thuhet se kemi të bëjmë me një peshë që rëndon pas kafazit të kraharorit dhe ka një dhimbje të shtypjes në kafaz. Kjo lloj dhimbjeje nuk zvogëlohet ose rritet me frymëmarrje ose lëvizje. Dhimbja mund të përhapet gjithashtu në nofullën, shpinën, shpatullën, krahun, barkun ose qafën. Në disa raste, mpirja e krahut të djathtë mund të jetë edhe shenjë e një ataku kardiak. Në disa raste, mpirja e dorës dhe gishtit të majtë mund të shoqërohet me një atak në zemër.
Gjithashtu pyetet se sa zgjasin simptomat e një ataku kardiak. Në përgjithësi, dhimbja e sulmit nuk largohet pa ndërhyrjen e nevojshme.
Simptomat e sulmit në zemër përfshijnë nauze dhe të vjella, djersitje të papritura të ftohta, marramendje, gjendje të përgjithshme të shqetësuar, lodhje, gulçim dhe çrregullim të ritmit të zemrës. Ndryshe nga ajo që njihet zakonisht, simptomat e një ataku kardiak mund të mos shfaqen vazhdimisht në formën e dhimbjes së fortë dhe të papritur në gjoks. Disa njerëz mund të kenë një atak të heshtur dhe të fshehur në zemër (veçanërisht ata me diabet) pa simptoma të dukshme. Simptomat e sulmit në zemër tek meshkujt mund të jenë të ndryshme se tek femrat. Sipas hulumtimit të Shoqatës Amerikane të Zemrës, dhimbja e shpinës ose nofullës, gulçimi, të vjellat dhe të përzierat janë më të zakonshme tek meshkujt që kanë sulm në zemër. Nga ana tjetër, simptomat e sulmit në zemër tek gratë janë më të fokusuara në kafazin e kraharorit. Tek meshkujt, kjo fillon me presion në kafazin e kraharorit dhe përhapet në duart.
Si ndodh sulmi në zemër
Arsyeja kryesore e sulmit në zemër është mpiksja e formuar për shkak të rupturës së pllakave të formuara për shkak të akumulimit të kolesterolit në murin e enëve të gjakut. Si pasojë e kësaj situate, furnizimi me gjak i muskulit të zemrës nuk mund të plotësohet për shkak të mbylljes së arterieve. Qelizat e muskujve të zemrës fillojnë të vdesin dhe muskuli i zemrës humbet funksionin e tij në zonën okluzive. Do të thotë që qelizat e muskujve të zemrës humbasin çdo sekondë. Prandaj, ndërhyrja e hershme në një atak në zemër është jetike.
Shkaqet e sulmit në zemër
Si faktor më i rëndësishmëm ndër shkaqet e sulmit në zemër është grumbullimi i pllakave të kolesterolit në muret arteriale (ateroskleroza). Si rezultat, do të ndodhë forcimi i mureve të enëve dhe kanali i brendshëm i arteries do të ngushtohet. Nëse enët e ngushtuara nuk mund të sigurojnë rrjedhjen e mjaftueshme të gjakut në trup, gjaku i mjaftueshëm i oksigjenuar nuk mund të arrijë në muskulin e zemrës. Përgjigje të tjera për pyetjen në lidhje me "shkaqet e një sulmi në zemër" përfshijnë një dietë jo të shëndetshme, stresin e tepërt, predispozicion gjenetik ose duhanin si shkaqe kryesore.
Shumë njerëz kanë një grumbullim të yndyrës ose pllakave në arteriet koronare që shkaktohet në heshtje për vite me rradhë. Ndërsa faktorët e cekur më sipër bëjnë që venat të bllokohen me kalimin e kohës, duhani, veçanërisht, luan një rol me një efektpërshpejtues në këtë drejtim. Rreziku i sulmit në zemër është tre herë më i lartë, pavarësisht nga burrat dhe gratë që konsumojnë duhanin.
Një tjetër shkak i sulmit në zemër është shkalla e lartë e LDL, e cila përkufizohet si kolesterol i keq. Për të mbajtur në minimum këtë lloj kolesteroli, duhet të shmangen ushqimet si mishi i përpunuar (sallam, salçiçet) mishi i kuq, midhjet, kallamarët, ushqimet e skuqura, të brendshmet, kremi, majoneza, produktet me yndyrë të ngopur dhe gjalpi.
Diabeti mund të rrisë gjithashtu rrezikun e një sulmi kardiak. Studimet tregojnë se njerëzit me diabet kanë më shumë predispozita të kenë sulme në zemër. Diabeti shkatërron fleksibilitetin e mureve të enëve të gjakut, rrit nivelin e koagulimit në gjak, dhe bën që qelizat në sipërfaqen e brendshme të enëve të dëmtohen më lehtë. Krahas këtyre, kur shtohen kushte si mungesa e aktivitetit fizik dhe ushqimi jo i shëndoshë, lind rreziku i sulmit në zemër.
Shkaqe të tjera të sulmit në zemër mund të renditen si më poshtë:
- Presioni i lartë i gjakut (hipertensioni),
- Obeziteti,
- Mungesa e aktivitetit fizik,
- Sëmundjet kongjenitale (të lindura) të zemrës,,
- Mosha (>55 te femrat, >45 te meshkujt).
Sa zgjat një atak në zemër?
Djegia dhe shtrëngimi në gjoks, zbehja, djersitja dhe gulçimi janë ndër shenjat e para të një sulmi kardiak. Këto simptoma mund të vazhdojnë për orë të tëra nëse ena e zemrës është plotësisht e mbyllur; nuk ka shumë gjasa që dhimbja të largohet pa ndërhyrjen e nevojshme. Nëse ena nuk është plotësisht e bllokuar, nëse ena ngushtohet, manifestohet si dhimbje e fortë gjoksi për 10-15 minuta. Për ata që pyesin se sa do të zgjasë një sulm në zemër, duhet të ndjekin këto simptoma dhe të marrin masat e nevojshme në mënyrë korrekte dhe të shpejtë që nga momenti i shfaqjes së këtyre simptomave.
Çfarë duhet të bëni në rast të një sulmi kardiak?
Çështja se çfarë duhet bërë gjatë një sulmi kardiak është një çështje kyçe për shumë njerëz, si për veten ashtu edhe për të afërmit e tyre. Dhimbja e gjoksit, e cila është shenja e parë dhe më jetike e një ataku kardiak, fillon si presion dhe djegie dhe më pas përhapet në qafë dhe krah. Djersitja e ftohtë fillon në shpinë dhe në ballë. Ndonjëherë, mund të shihet si një atak në zemër i shoqëruar me simptoma të rënda dhe ndonjëherë si sikletosje e lehtë. Ndërkohë, dhimbja shtohet me lëvizjen dhe zvogëlohet me pushimin por nuk largohet plotësisht. Mund të zgjasë më shumë se gjysmë ore dhe mund të shoqërohet me djersitje të ftohta dhe të përziera lukthi. Prandaj, dhimbja e lehtë ose e fortë e gjoksit duhet gjithmonë të merret parasysh.
Në momentin e një sulmi kardiak, ne garojmë me kohën. Është e domosdoshme të drejtoheni sa më shpejt në një njësi shëndetësore. Një person që ka një atak në zemër nuk duhet të shkojë kurrë vetë në spital dhe duhet të shmangë kryerjen e aktiviteteve që kërkojnë më shumë oksigjen, siç është ngjitja e shkallëve. Masat e para që mund të merrni për veten tuaj dhe personat afër jush që kanë pësuar një atak në zemër mund të jenë:
- Gjëja e parë që duhet bërë kur fillon një nga simptomat e sulmit në zemër është të telefononi për ndihmë profesionale. Pra, 112 duhet të thirret menjëherë.
- Telefononi ambulancën dhe të afërmit tuaj nëse jeni vetëm dhe afër telefonit tuaj..
- Lironi/hapni jakat e rrobave tuaja, si kravata ose këmisha..
- Meqenëse një sulm në zemër kërkon ndihmën e parë, ju duhet të kërkoni ndihmë nëse keni me vete një person me përvojë. Nëse personi nuk është aftësuar për trajnimin për ndihmën e parë, mos lejoni që të ndërhyjë dhe kërkoni nga ai/ajo që të telefonojë ndihmën e shpejtë. Pavarësisht se sa afër jeni me personin që ka sulm në zemër, nuk duhet të ndërhyni nëse nuk jeni aftësuar për ofrim të ndihmës së parë.
- Hapni dritaret dhe dyert për të mbushur mjedisin me shumë oksigjen..
- Nëse keni një atak në zemër gjatë vozitjes, menjëherë ndaloni makinën dhe kërkoni për ndihmë.
A do të pësojë sërish atak në zemër një pacient me stent?
Pas një sulmi në zemër, arteria(at) e mbyllura hapen duke përdorur një stent nga mjeku, i cili vendos të kryejë angiografinë për hapjen enët okluzive apo të mbyllura. Vendosja e stentit, e cila shihet si një ndër ndërhyrjet e para për një pacient që ka sulm në zemër, duhet të kryhet nga një mjek specialist në një mjedis spitalor. Vendosja e stentit, e përcaktuar si një ndërhyrje kirurgjike, mbart disa rreziqe, ashtu si operacionet e tjera. Përveç kësaj, ekziston rreziku që disa enë mund të mos marrin zgjerohen pas vendosjes së stentit. Kjo sjell në mendje pyetjen: “A mundet një pacient me stent të ketë sërish sulm në zemër?”. Siç u tha, nëse stenti nuk merret, nëse ndodh përsëri mbyllja ose ngushtimi i enës, pacienti mund të përjetojë një atak të dytë në zemër. Për këtë arsye duhet të përdoren rregullisht barnat e dhëna pas vendosjes së stentit, të ndiqen rekomandimet e mjekut specialist dhe të mos anashkalohen kontrollet e nevojshme.