en ar ru mk sq ge de ba fr TR

Le të të thërrasim

Le të të thërrasim

×
✓ Valid
Rreth Nesh
Njësitë Mjekësore
Mjekët
Spitalet
Metodat e Trajtimit
Blog Shëndetësor

INVESTIMET

Medicana Healthcare Group, një nga pionierët e kujdesit shëndetësor privat në Turqi, ka investuar vazhdimisht në sektorin Turk dhe atë botëror të kujdesit shëndetësor duke kombinuar përvojën, teknologjinë, dhe inovacionin, që nga viti 1992. Misioni i tij është të ofrojë shërbime të kujdesit shëndetësor me cilësi të lartë për njerëzit nga të gjitha sferat e jetës, të kontribuojnë në ekonominë e vendit duke krijuar mundësi punësimi në sektorin e kujdesit shëndetësor dhe të krijojnë një ekip të shëndoshë dhe të lumtur, të aftë për t'iu përshtatur kushteve në ndryshim dhe në zhvillim.

Është renditur në mesin e 500 kompanive më të mira të Fortune dhe Capital të Turqisë që nga viti 2015.
 

Në këtë udhëtim, Medicana Healthcare Group është njohur si grupi më i pëlqyer i kujdesit shëndetësor në vlerësime të ndryshme publike që nga viti 2006.

Grupi operon me 16 spitale në Stamboll, Ankara, Izmir, Samsun, Konya, Sivas dhe Bursa, duke ofruar shërbime të kujdesit shëndetësor të nivelit botëror për pacientët turq dhe ata ndërkombëtarë.

Medicana Healthcare Group ofron shërbime të standardeve ndërkombëtare në fusha të ndryshme, duke përfshirë - por pa u kufizuar në fushat siç janë - kirurgjia e zemrës, transplantimi i organeve, trajtim i avancuar të kancerit, fekondimi in vitro (IVF), kirurgjia e trurit dhe neurologjia. Ofron mundësi trajtimi për pacientët në Turqi, Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore, Ballkan dhe Evropë.

Me mbi një çerek shekulli përvojë në sektorin e kujdesit shëndetësor dhe rritje stabile, Medicana Healthcare Group tërheq vëmendjen e investitorëve vendas dhe të huaj. Rritja e vazhdueshme, cilësia e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, dhe përvoja e menaxhimit, ndikojnë fuqishëm në shfaqjen e besimit tek investitorët.

Rrugëtimi dhe objektivat e rritjes së Medicana Healthcare Group

 
  • Qëllimi kryesor i Medicana Healthcare Group qëndron në plotësimin e nevojave të njerëzve për kujdesin shëndetësor dhe t'u mundësojë atyre të bëjnë jetë më të shëndetshme. Duke pasur këtë pikësynim, vazhdon të punojë në rrugëtimin drejt krijimit të objekteve të kujdesit shëndetësor të besueshëm, modern, dhe me standarde të larta, që mund të shërbejnë si qendra referimi të kujdesit shëndetësor në Turqi dhe në mbarë botën.

  • Medicana Healthcare Group synon të jetë një lojtar lider në fushën e turizmit mjekësor, duke ofruar shërbime cilësore të kujdesit shëndetësor për njerëzit nga hapësira të ndryshme gjeografike, ashtu siç bën në Turqi.

  • Një nga qëllimet e Medicana Healthcare Group është të bëhet një pionier në turizmin mjekësor dhe të ofrojë shërbime cilësore të kujdesit shëndetësor për njerëzit nga pjesë të ndryshme të botës, ashtu siç bën në Turqi.

  • Grupi beson në investimin në hulumtime kërkimore dhe zhvillimin e industrisë dhe burimet njerëzore. Me këtë vizion, grupi jo vetëm që ofron shërbime të kujdesit shëndetësor, por gjithashtu investon në fuqinë punëtore që ofron këto shërbime. Në këtë kontekst, në vitin akademik 2019-2020, grupi ka hapur Universitetin Fenerbahçe për arsim dhe trajnim, duke realizuar vizionin e tij në ofrimin e burimeve njerëzore cilësore për sektorin e shëndetësisë. Universiteti Fenerbahçe ofron fakultete dhe programe të ndryshme, duke përfshirë Fakultetin e Shkencave Shëndetësore, Shkencave Ekonomike dhe Administrative, Inxhinierisë dhe Arkitekturës, Komunikimit, Shkencave Sportive, Shkollave Profesionale të Shërbimeve Shëndetësore, dhe Shkollës Pasuniversitare të Arsimit.

  • Për të forcuar angazhimin në fushën e arsimit, në vitin akademik 2018-2019, Medicana Healthcare Group ka themeluar Medicana Health Group, duke u fokusuar në edukimin e individit. Gjithashtu ka hapur shkolla MBA (Medicana Science Academy). Aktualisht, me 19 kampuse në Stamboll, Bursa, Ankara, Manisa, Nevşehir, Adana, Batman, Muğla, Sivas, Eskişehir dhe Kahramanmaraş, vazhdon përpjekjet në rrugëtimin për t'u bërë organizata kryesore arsimore e Turqisë në të gjitha fazat e arsimimit.

  • Në vitin 2024, grupi do të vazhdojë investimet e tij duke hapur spitale të reja në Stamboll dhe Bosnje-Hercegovinë, dhe planifikon të investojë edhe më tej në gjeografi të ndryshme, veçanërisht në Evropë, Afrikë dhe në Lindjen e Mesme.

x