Të gjitha pajisjet dhe shërbimet tona teknologjike mjekësore në Spitalin Medicana Atasehir janë renditur më poshtë.
Linac
Një përshpejtues linear (Linac) është një pajisje e përdorur në trajtimin e kancerit që mund të gjenerojë rrezatim me energji të lartë. Kjo pajisje luan një rol vendimtar në terapinë me rrezatim, duke synuar eliminimin ose kontrollin e qelizave kancerogjene. Kjo metoda i vë në shënjestër qelizat kancerogjene gjatë radioterapisë duke minimizuar dëmtimin e indeve të shëndosha. Falë kontrollimit të dozës dhe veçorive të efikasitetit, Linac është një mjet për trajtimin e llojeve të ndryshme të kancerit.
MR-Linac
MR-Linac është një pajisje mjekësore imazherike radioterapike që integron imazhin e rezonancës magnetike (MRI) me teknologjinë linear përshpejtuese (Linac). Kjo pajisje synon të rrisë precizitetin në trajtimin e kancerit duke ofruar aftësi imazherike në kohë reale gjatë terapisë. Përfshin monitorimin në kohë reale të tumoreve dhe indeve përreth gjatë trajtimit, krijimin e planeve precize të trajtimit, përshtatshmërinë ndaj ndryshimeve anatomike, dhe duke minimizuar kështu dëmtimin e indeve përreth.
PET-CT
Tomografia me emetim pozitron - Tomografia e kompjuterizuar (PET-CT) përdoret për imazhe mjekësore të avancuara. Imazhet e kombinuara të PET dhe CT munësojnë një vlerësim gjithëpërfshirës me bashkimin e informacionit anatomik dhe funksional. PET-CT përdoret kryesisht në diagnostikimin, planifikimin dhe monitorimin e kancerit. Mund të mbështesë diagnostikimin e hershëm të sëmundjes, vlerësimin e reagimit ndaj trajtimit, dhe përcaktimin e shkallës së përhapjes së sëmundjes.
Metoda Da Vinçi
Pajisja Robotike e Da Vinçi është një sistem kirurgjik robotik i përdorur për të kryer ndërhyrje kirurgjike. Ky sistem ndihmon kirurgun në performimin e ndërhyrjeve kirurgjike me intervenim preciz, të kontrollit dhe zmadhimit të fushës operatore. Sistemi Robotik Da Vinçi përdoret gjerësisht në fusha të ndryshme si onkologjia, gjinekologjia, urologjia dhe kirurgjia kardiovaskulare, dhe shquhet si një teknologji që kontribuon në ekzekutimin e operimeve kirurgjike minimale invazive në mënyrë precize dhe me efikasitet.
MR 1.5 Tesla
Imazheria me MR 1.5 Tesla paraqet një test teknologjik që përdor radio valët për imazheri të detajuara të organeve të brendshme të trupit. Ky test mundëson zbulimin e sëmundjeve në regjioneve të ndryshme, si gjoks, abdomen, tru, mushkëri, gjunjë, zemër dhe pelvikut.
Lazeri Excimer
Lazeri Excimer është një pajisje që korrigjon të pamurit dhe gabimet refraktive si miopia, hipermetropia dhe astigmatizmi duke i dhënë kornesë një formë më të barabartë. Përdoret në trajtimin e këtyre gjendjeve. Kjo pajisje, e cila mund të aplikohet shpejtë dhe për korigjimin e defekteve të të pamurit, synon të eliminojë nevojën për syze dhe lente kontakti.
Lazeri Femto Katarakt
Lazeri Femto Katarakt është një metodë që përdoret për trajtimin e sëmundjes së kataraktit, e cila dëmton të pamurit dhe zakonisht lind nga mjegullimi i thjerrëzave të syrit. Krijimi i prerjes së kornesë me lazer në vend të briskut synon të shkaktojë më pak dëmtime në indet përreth dhe të korrigjojë defektet astigmatike.
Mamografi dixhitale e pëcjellur me Tomosintezë 3D
Mamografia dixhitale e pëcjellurr me Tomosintezë 3D bën skanimin e indit të gjirit në zbatuar në tre dimensione. Kjo metodë mundëson marrjen e imazheve të shumta nga kënde të ndryshme, duke krijuar një imazh tredimensional të indit të gjirit në pjesë prej 1 mm. Kjo teknologji përdoret për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.
DSA (Angiografi Dixhitale e Subtrakcionit)
DSA (Angiografia Dixhitale e Subtrakcionit) përdoret për imazhe të detajuara të të gjitha të enëve të gjakut të trupit. Me pamjet e marra mund të përcaktohen diagnoza të sëmundjeve vaskulare. Kjo metodë mund të detektoj gjendje të tilla si stenozë, keqformime dhe fistula në enë gjaku të pjesëve të ndryshme të trupit, duke përfshirë trurin, regjionin abdominal, lëkurën, krahët dhe këmbët.
HoLEP
HoLEP është një metodë kirurgjike e prostatës që përfshin përdorimin e një lazeri holmiumi që futur përmes uretrës. Pavarësisht se kryhet në mënyrë të mbyllur, ajo i ngjan një metode të hapur të kirurgjisë së prostatës ku largohet e gjithë prostata. Gjatë këtij operacioni shpesh është e mjaftueshme anestezioni spinal. Metoda HoLEP përdoret në trajtimin e sëmundjeve të prostatës, duke mundësuar edhe trajtimin e zmadhimit beninj të prostatës.
Ultrasonografia (U.S.)
Ultrasonografia (U.S.) është një metodë që përdor valët e zërit për marrjen e imazheve. Diagnozat e shumë sëmundjeve bëhen duke përdorur aparate ultrasonografike. Kjo pajisje, e cila nuk ka rrezik rrezatimi apo efekte anësore, nuk shkakton asnjë dhimbje tek pacienti. Duke pasur parasysh se ultrasonografia është pa rrezatim, siguron që pacienti të mos përjetojë ekspozim të panevojshëm ndaj rrezatimit për shkak të procesit imazherik.
Tomografia e kompjuterizuar (C.T.)
Tomografia e kompjuterizuar (C.T.) është një teknikë imazherike që përdor një rreze X të veçantë për të krijuar imazhe të detajuara ose të skanimit të pjesëve të brendshme të trupit. Imazhet e marra me rreze X kombinohen për të gjeneruar imazhe me prerje tërthore të enëve, kockave dhe indeve të buta.
Mamografia
Mamografia, e cila përdor rrezatim me dozë të ulët për qëllime imazherike radiologjike, ka për qëllim skreningun dhe diagnostikimin e sëmundjeve të gjirit. Përdoret gjerësisht, veçanërisht për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Metoda me rrezet-X
Sistemet me rreze- X vizualizojnë sistemin e brendshëm të trupit. Kjo metodë lejon imazhin e eshtrave dhe indeve brenda trupit tonë. Ka një rol në diagnostikimin e shumë sëmundjeve dhe planifikimin e proceseve të trajtimit mjekësor.
EUS (Endoultrasonografia)
EUS (Endoultrasonografia) është një procedurë që mundëson imazhin e organeve të brendshme me anë të ultrazërit e cila gjindet në pjesën e majës të aparateve të specializuara që përdoren në endoskopinë e traktit digjestiv. Kjo metodë përdoret për vendosjen e tumoreve në traktin digjestiv dhe organet në afërsi të saj (stomak, zorrët, fshikëzën e tëmthit, mëlçia, pankreasi) dhe ekzaminimin e lezioneve që gjenden nën sipërfaqen e traktit digjestiv.
EBUS (Ultrasonografia Endobronkiale)
Bronkoskopia është procedura që në mënyrë të drejtpërdrejtë vëzhgon të gjithë rrugët e frymëmarrjes me një pajisje imazherike të quajtur bronkoskop. Nga ana tjetër, EBUS (Ultrasonografia Endobronkiale) është një procedurë që mundëson ekzaminimin ultrasonografik si të murit të rrugëve të frymëmarrjes, ashtu edhe të mushkërive gjatë bronkoskopisë. Kjo metodë përdoret në diagnostikimin e gjendjeve të tilla si kanceri i mushkërive, gjakderdhja bronkiale, fibroza e mushkërive, limfoma dhe tuberkulozi.