Medicana është gjithmonë me ju me Shërbimet e Kujdesit në Shtëpi.
Ne ju sjellim shërbimin shëndetësor që ju nevojitet në shtëpinë tuaj.
Medicana Me Shërbimet e Kujdesit në shtëpi, ne ofrojmë kujdesin shëndetësor që ju nevojitet duke ardhur në shtëpinë tuaj dhe duke e bërë jetën tuaj më të lehtë.
Shërbimet tona të kujdesit në shtëpi
Mjeku i kujdesit në shtëpi ekzaminon dhe kontrollon pacientin në shtëpi, përshkruan analizat e nevojshme, planifikon dhe kryen trajtimin.
Analizat e kërkuara nga ana e mjekut, mirren në shtëpi nga infermieret me përvojë.
Kur dalin rezultatet e analizave, gjendja juaj mjekësore ekzaminohet në detaje, gjendja juaj akute mjekësore zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe sëmundjet tuaja kronike dhe kërkesat për monitorimin e shëndetit tuaj ndahen me ju.
Pas thirrjes tuaj mjeku ynë i kujdesit në shtëpi mund të bëjë gjithashtu vizitë të menjëhershme.
Përveç kësaj, nëse keni nevojë, mund të bëhen vizita të rregullta të mjekut për përcjelljen e shëndetit dhe të sëmundjeve kronike, për zbulimin e hershëm të sëmundjeve tuaja dhe rreziqet e mundshme në kuptimin e mjekësisë parandaluese dhe marrjen e masave të nevojshme.
Paketa jonë e kujdesit në shtëpi për kirurgjinë kardiovaskulare
Paketa jonë e kujdesit në shtëpi për kirurgjinë kardiovaskulare është krijuar për t'ju mbështetur në vështirësitë që mund të hasni gjatë procesit të kujdesit në shtëpi pas operacionit. Synimi ynë është që të rikthejmë shëndetin tuaj sa më shpejtë të jetë e mundur duke siguruar vazhdimësinë e kujdesit dhe trajtimit tuaj. Gjatë kësaj periudhe, mjeku juaj do të monitorojë zhvillimet në gjendjen tuaj bazuar në gjetjet dhe do të përcaktojë hapin tjetër në trajtimin tuaj. Për 10 ditë bëhen 5 shërbime të veshjes dhe kontrollit të plagëve, ushtrime të frymëmarrjes, Vlerësimi INR
Paketa jonë e kujdesit në shtëpi pas operacionit është krijuar për t'ju mbështetur në vështirësitë që mund të hasni gjatë procesit të kujdesit në shtëpi pas operacionit.
Synimi ynë është që tërikthjemë shëndetin tuaj sa më shpejtë të jetë e mundur duke siguruar vazhdimësinë e kujdesit dhe trajtimit tuaj. Gjatë kësaj periudhe, mjeku juaj do të monitorojë zhvillimet në gjendjen tuaj bazuar në gjetjet dhe do të përcaktojë hapin tjetër në trajtimin tuaj. Ne ofrojmë në shtëpi shërbime të kujdesit për plagën për të parandaluar humbjen e indeve në të ardhmen, për të siguruar rigjenerimin e indeve, për të arritur formën më të afërt me rikuperimin fiziologjik dhe për të parandaluar rrezikun e infeksionit.
Historia juaj e jetës me fëmijën tuaj fillon në shtëpi Në ditët e para, fëmija ndryshon dhe rritet shumë shpejtë. Në fakt, këto ditë të para nuk janë vetëm procesi i përshtatjes së një foshnjeje të porsalindur me botën, por edhe një periudhë kur jeta e gjithë familjes ndryshon me anëtarët e rinj që i bashkohen. Ju mund ta kaloni këtë periudhë kritike për ju dhe fëmijën tuaj më lehtë përmes mbështetjes profesionale.