en ar ru mk sq ge de ba fr TR

Le të të thërrasim

Le të të thërrasim

×
✓ Valid
Rreth Nesh
Njësitë Mjekësore
Mjekët
Spitalet
Metodat e Trajtimit
Blog Shëndetësor

Politikat e Sigurisë dhe Informacionit

Politikat e Sigurisë dhe Informacionit

  1. Ju lutemi, mos sjellni me vete në spital shumë gjësende jashtë atyre që janë nevojshme.
  2. Mos lini gjësende me vlerë në automjetin tuaj. Sigurohuni që dyert dhe dritaret të jenë të mbyllura dhe të kyçura.
  3. Nëse ndonjë nga gjësendet tuaja ju humbet ose vidhet ose shihet një send pa mbikqyrje, ju lutem njoftoni infermieren përgjegjëse të departamentit përkatës, rojet e sigurisë në spital do të vijnë menjëherë në vendin përkatës.
  4. Ju lutemi mos kërkoni ndihmë nga të huajt dhe mos pranoni ofertat e tyre për ndihmë.
  5. Ju lutemi mos sillni me vete gjësendet tuaja me vlerë (bizhuteri, shuma të mëdha parash, etj.) kur vini për t'u shtruar në spital.
  6. Nëse keni gjësende me vlerë, ju lutemi t'i merrni me vete ose t'ia dorëzoni shoqëruesit ose pjesëtarit të familjes, edhe nëse dilni për pak kohë nga dhoma juaj.
  7. Ju lutemi mbani gjësendet tuaja në dollapët/kabinetet e dedikuar në dhomën tuaj.
  8. Nëse shihni një situatë ose person të dyshimtë, ju lutemi njoftoni kryeinfermieren ose infermieren përgjegjëse të departamentit përkatës.
  9. Mos u besoni udhëzimeve nga individë që nuk janë staf i klinikës. Në situata të tilla, ju lutemi raportoni te Rojet e Sigurisë së Spitalit.
x