en ar ru mk sq ge de ba fr TR

Le të të thërrasim

Le të të thërrasim

×
✓ Valid
Rreth Nesh
Njësitë Mjekësore
Mjekët
Spitalet
Metodat e Trajtimit
Blog Shëndetësor

Transplant i organeve

Çka është transplantimi i organeve?

Procesi i marrjes së organeve dhe indeve për personat e sëmurë, të cilët për çfarëdo arsye kanë dështim të organeve, i ruajtjes dhe transferimit të tyre te pacienti nga dhuruesit ose kufomat, në përputhje me dispozitat e ligjit për transplantin e organeve quhet "transplantim organesh". Transplantimi i organeve mund të bëhen nga organizmat e gjallë te organizmat e gjallë ose nga kufomat. Organe të tilla si mëlçia, veshka, zemra, mushkëritë, kornea, indet e muskujve, fytyra dhe skalpi, kockat, trakti i sipërm respirator dhe zorra e hollë janë brenda fushës së transplantimit.

Në ditët e sotme, transplantimi i organeve është metoda më efektive e trajtimit për shumë pacientë që vuajnë nga dështimi i organeve.

Ekzistojnë dy lloje të procedurave në transplantimin e organeve:

Transplantimi i organeve nga kufoma në organizëm të gjallë: Për shkak të nivelit të pamjaftueshëm të dhurimit të organeve, pacientët në nevojë për organe vendosen në një renditje të listës kombëtare sipas shkallës së urgjencës së situatës së tyre. Nëse grupi i gjakut dhe përputhshmëria e indeve janë të përshtatshme, merret një vendim për transplantim. Organi që vlerësohet i përshtatshëm sillet në qendër ku do të kryhet transplanti në kushte të përshtatshme brenda maksimumit 4-12 orësh dhe procedura kryhet nga ekipi i transplantit.

Transplantimi i organeve nga dhurues të gjallë: Ndodh midis njerëzve që pranojnë të dhurojnë organe të gjalla për pacientët që kanë insuficiencë renale në fazën përfundimtare dhe kanë nevojë për transplantim. Për të përcaktuar nëse kandidati për dhurim është një dhurues i përshtatshëm, kryhet teste të kompatibilitetit të indeve, grupeve të gjakut dhe vendoset nëse kandidati për dhurues është kompatabil dhe fillon procesi i transplantimit.

Në 30 vitet e fundit, është shënuar përparimi i dukshëm në mjekësi në fushën e transplantimit të organeve, si dhe në të ardhmen priten zhvillimet më të mëdha në këtë fushë. Turqia ka një përvojë konkurruese me botën në fushën e transplantimit të organeve. Në këtë drejtim MEDICANA shërben me sukses në fushën e transplantimit të organeve me stafin e saj mjekësor dhe të ekspertizuar.

Forma e Dytë e Opinionit Mjekësor

✓ Valid

NDAJ

12.07.2024 06:57

Kërkimi i mjekut

12.07.2024 06:57

Krijuar në

Bordi i Uebit dhe Editorialit Medicana

Spitalet tona me njësi {mjekësoreunit} Transplant i organeve

x