Shkollimi mjekësor
1990 Univerziteti 19 Mayıs Fakulteti i Mjekësisë Samsun
Trajnim pasuniversitar
1996 Departamenti i Ortopedisë dhe Traumatologjisë në Fakultetin Mjekësor të Universitetit të Ankarasë
Përvoja profesionale
1998-1999: Spitali i Brigadës Komando të Malit të Hakarit – spitali mobil i kirurgjisë me 30 shtretër. Më tutje ka punuar me Ömer Erçetin, M.D. Gjatë punës me të përmirësoi aftësitë e tij në Institutin Kleinert për Dorë dhe Mikrokirurgji në vitin 2003 për Kirurgjinë e Dorës me Şadan Ay, M.D. Është fitues i Bursës Ndërkombëtare AO, dhe ka punuar në Ludwidghafen BG në Spitalin e Traumës në Gjermani, dhe morri një bursë AO... 2005: Certifikata e Bordit të Shoqatës Turke të Ortopedisë dhe Traumatologjisë. U emëruar Prof.Assoc. i lëndës së Ortopedisë & Traumatologjisë në të njëjtin vit. Atij iu dha një Certifikatë nga Bordi i Kirurgjisë Turke të Dorës dhe Ekstremitetit të Sipërm dhe një Diplomë Evropiane e Kirurgjisë së Dorës në vitet 2009 dhe 2010, respektivisht. Është duke punuar në Medicana International Ankara Hospital, Departamnentin për Ortopedi & Traumatologji - të Kirurgjisë së Dorës. Ai ishte anëtar i Bordit të Drejtorëve të Shoqatës Turke të Dorës & Ekstremiteve të Sipërme ndërmjet viteve 2006 dhe 2008, dhe u bë Sekretar i Përgjithshëm i së njëjtës shoqatë nga viti 2008 deri në vitin 2010. Ai është gjithashtu anëtar i shumë shoqatave kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka mbi 60 publikime, raporte dhe punime kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka qenë folës, pjesëmarrës, dhe edukator në më shumë se 100 kongrese dhe aktivitete shkencore.