en ar ru mk sq ge de ba fr TR

Le të të thërrasim

Le të të thërrasim

×
✓ Valid
Rreth Nesh
Njësitë Mjekësore
Mjekët
Spitalet
Metodat e Trajtimit
Blog Shëndetësor

Informacion

Spitali Ndërkombëtar i Ankarasë Medicana duke ofruar shërbime shëndetësore të nivelit botëror që nga viti 2008, ka arritur të ofrojë të gjitha shërbimet e kujdesit shëndetësor në një institucion të vetëm shëndetësor në kryeqytet, dhe paraqet një nga investimet më të rëndësishme në sektorin e shëndetësisë.

Me një sipërfaqe të brendshme prej 20 mijë m2, Spitali Ndërkombëtar i Ankarasë Medicana është ndër spitalet më të shquara në të gjithë botën me teknologjinë dhe karakteristikat moderne të saj, dhe është i vetmi spital privat ku kryhet transplantimi i organeve dhe indeve, onkologjia rrezatimi, onkologjia mjekësore, kardiologjia, kirurgjia kardiovaskulare, fekondimi in vitro, mjekësia nukleare, shërbimet e mjekësisë urgjente 24 orëshe, dhe shërbimet e hemodializës, të gjitha ofrohen në një institucion të vetëm, për Ankaranë dhe qytetet përreth.

Spitali Ndërkombëtar Medicana Ankara veçohet me një sërë shërbimesh në diagnostikimin dhe trajtimin e transplantimit të organeve dhe indeve, onkologji rrezatuese, onkologji mjekësore, kardiologji, kirurgji kardiovaskulare, fekondim in vitro, mjekësi nukleare, gjinekologji dhe obstetrikë, pediatri, oftalmologji, otolaringologji, dermatologji, kirurgji plastike, estetikë mjekësore (kozmetologji), mjekësi interne, nutricion dhe dietologji, endokrinologji, check-up, mjekësi pulmonare, kirurgji torakale, urologji, ortopedi, terapi fizikale dhe rehabilitim, gastroenterologji, shëndet oral dhe dentar, mjekësi urgjente, radiologji, laboratorët mjekësorë dhe njësia e kujdesit intensiv koronar, njësia e kujdesit intensiv CVS si dhe qendra e shëndetit kardiak, qendra e obezitetit, qendra e limfedemës, qendra e dëgjimit dhe ekuilibrit, terapia nervore, radiologjia intervenuese, qendra e gjirit, njësia e shërbimeve të kujdesit në shtëpi, njësia e kujdesit intensiv neonatal, njësia e përgjithshme e kujdesit intensiv dhenjësia për trajtim të kancerit.

Politika jonë e cilësisë është një filozofi që synon përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve dhe shërbimeve operative. Mundëson të mësuarit nga pacientët dhe ankesat e tyre. Është mënyra më efikase për të krijuar një kulturë korporative të bazuar në përsosmërinë, shpirtin ekipor, transparencën, zhvillimin e vazhdueshëm, dhe besueshmërinë. Nëse një i punësuar punon në përputhje me konceptin e cilësisë, ai/ajo do të marr përspiër përmbushjen e detyrave duke ofruar shërbime më të mira të kujdesit shëndetësor. Kjo njëherit është një garanci që praktikat janë etike dhe ligjore. Ka për qëllim të minimizojë rrezikun për pacientët dhe të punësuarit. Promovon që praktikat mjekësore të bazohen në argumente dhe të përditësuara dhe që pacientëve dhe të afërmve tzre t'u jepet informacion i saktë. Pra, mundëson krijimin e një politike adekuate të inspektimit.

Spitali Ndërkombëtar i Ankarasë Medicana u shërben pacientëve me një staf të përbërë nga afërsisht 120 mjekë dhe 800 staf të angazhuar në 50 departamente.

Sipërfaqja e brendshme prej 20,000 m2

Spitali Ndërkombëtar Medicana Ankara ka një kapacitet prej 207 shtretërish për pacientë, tetë salla operative, 26 shtretër vëzhgimi, 17 shtretër të kujdesit intensiv mjekësor dhe kirurgjik, 9 shtretër të kujdesit intensiv CVS, pesë shtretër të kujdesit intensiv koronar dhe dhjetë inkubatorë në njësinë e kujdesit intensiv neonatal. Sipërfaqja e brendshme e spitalit është 20,000 m2.

Gjithashtu ofrohen parkingje me kapacitet prej 50 automjetesh dhe shërbimi i parkimit pa pagesë.

Dhomat

    

Njësitë Mjekësore

Si te shkoj

Shërbimet Ofruara

Teknologjitë Mjekësore

Të gjitha pajisjet dhe shërbimet teknologjike mjekësore në dispozicion në Spitalin Medicana Ankara janë renditur si vijojnë më poshtë:


Image title

Linac

Linac është lloj i pajisjes - përshpejtues linear që ka aftësi gjenerimi të rrezatimit me energji të lartë, e cila përdoret në trajtimin e rasteve të kancerit. Kjo pajisje luan një rol vendimtar në terapinë me rrezatim, që ka si qëllim eliminimin ose kontrollin e qelizave kancerogjene. Kjo metodë shënjestron qelizat kancerogjene gjatë radioterapisë duke minimizuar dëmtimin e indeve të shëndosha. Falë kontrollit të dozës dhe veçorive të efikasitetit, Linac është një mjet për trajtimin e llojeve të ndryshme të kancerit.

Image title

PET-CT

Tomografia me emetim pozitron - Tomografia e kompjuterizuar (PET-CT) përdoret për imazheri mjekësore të avancuar. Imazhet e kombinuara të PET dhe CT mundësojnë të kemi një vlerësim gjithëpërfshirës duke bashkuar informacionin këtu atë anatomik dhe funksional. Përdoret kryesisht në diagnostikimin, planifikimin dhe monitorimin e kancerit. PET-CT mund të mbështesë diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve, vlerësimin e reagimit ndaj trajtimit mjekësor dhe përcaktimin e shkallës së përhapjes së sëmundjes.

Image title

Force CT

Force CT është një pajisje tomografike me aftësi të ngrirjes së lëvizjes dhe imazhe 4D. Falë këtyre karakteristikave, Force CT mund të zvogëlojë turbullimin e shkaktuar nga lëvizja në imazhe për individët obezë, të moshuar ose të pavetëdijshëm, dhe të zvogëlojë gjasat e shfaqjes së objekteve të padëshiruara. Mundëson diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë sëmundjet e mushkërive, zemrës dhe veshkave, si dhe lezione të vogla ose të fshehura.

Image title

MR 1.5 Tesla

Imazheria me MR 1.5 Tesla është një test teknik që përdor radio valët për të kapur imazhe të detajuara të organeve të brendshme të trupit. Ky test mundëson zbulimin e sëmundjeve në rajone të ndryshme, si gjoks, abdomen, tru, mushkëri, gjunjë, zemër dhe pelvik.

Image title

CyberKnife

CyberKnife është një sistem radiokirurgjik robotik i krijuar për trajtimin e kancerit. Mund të përdoret në të gjithë trupin. Ky sistem jep terapi me doza të larta në indet kancerogjene në tru dhe trup duke përdorur rrezet e rrezatimit në mënyrë fokale. Për më tepër, mundëson mbrojtjen e indeve normale nga efektet e rrezatimit.

Image title

MR totale e trupit

Skanimet MRI të të gjithë trupit janë një model i avancuar plotësues i ekzaminimit që u ofrohet individëve me shqetësime ose rreziqe në lidhje me kancerin, të cilët i nënshtrohen kontrolleve rutinore. I gjithë trupi, duke përfshirë trurin dhe qafën, imazhohet në një seancë të vetme. Skanimi ka për qëllim të japë informacion në fazën paraprake se simptomat e sëmundjes ose përhapja e tumorit. Përveç kësaj, individët me një rrezik familjar të tumoreve mund t'i nënshtrohen gjithashtu këtij ekzaminimi.

Image title

Lazeri Excimer

Laser Excimer është një pajisje për korigjimin e të të pamurit dhe gabimeve refraktive nëpërmjet miopisë, hipermetropisë dhe astigmatizmit duke i dhënë kornesë një formë më të barabartë. Përdoret në trajtimin e hipermetropisë, miopisë dhe astigmatizmit. Kjo pajisje, e cila mund të aplikohet shpejt dhe të korrigjojë defektet e shikimit, synon të eliminojë nevojën për syze dhe lente kontakti.

Image title

Mamografia dixhitale e përcjellur me Tomosintezë 3D

Mamografia dixhitale e përcjellur me tomosintezë 3D bën skanimin e indit të gjirit në tre dimensione. Kjo metodë lejon marrjen e imazheve të shumta nga këndvështrime të ndryshme, duke krijuar një imazh tredimensional të indit të gjirit në pjesë prej 1 mm. Kjo teknologji përdoret për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Image title

DSA (Angiografi Dixhitale e Subtrakcionit)

DSA (Angiografia Dixhitale e Subtrakcionit) përdoret për imazhe të detajuara të të gjitha të enëve të gjakut të trupit. Me pamjet e marra mund të përcaktohen diagnoza të sëmundjeve vaskulare. Kjo metodë mund të detektoj gjendje të tilla si stenozë, keqformime dhe fistula në enë gjaku të pjesëve të ndryshme të trupit, duke përfshirë trurin, regjionin abdominal, lëkurën, krahët dhe këmbët.

Image title

HoLEP

HoLEP është një metodë kirurgjike e prostatës që përfshin përdorimin e një lazeri holmiumi që futet përmes uretrës. Pavarësisht se kryhet në mënyrë të mbyllur, ajo i ngjan një metode të hapur të kirurgjisë së prostatës ku largohet e gjithë prostata. Gjatë këtij operacioni shpesh është e mjaftueshme anestezioni spinal. Metoda HoLEP përdoret në trajtimin e sëmundjeve të prostatës, duke mundësuar edhe trajtimin e zmadhimit beninj të prostatës.

Image title

Ultrasonografia

Ultrasonografia (US) është një metodë që përdor valët e zërit për marrjen e imazheve. Diagnostifikimi i shumë sëmundjeve bëhet përmes aparateve me ultratinguj. Kjo pajisje, e cila nuk ka rrezik rrezatimi apo efekte anësore, nuk shkakton asnjë dhimbje te pacienti. Ultrasonografia, duke qenë pa rrezatim, siguron që pacienti të mos përjetojë ekspozim të panevojshëm ndaj rrezatimit gjatë procesit të imazhit.

Image title

Versa HD

Versa HD është një përshpejtues linear me energji të lartë që përdoret në radioterapi, me shfaqje e energjisë të elektroneve dhe fotoneve. Kjo pajisje mund të përdoret për të trajtuar të gjitha llojet e kancerit që kërkojnë radioterapi. Përdoret kryesisht për trajtimin e tumoreve ngjitur me organet me vëllim të vogël ose me rrezik të lartë, të regjionit të kokës dhe zona të ndryshme të trupit.

Image title

Tomografia e kompjuterizuar (CT)

Tomografia e kompjuterizuar (CT) është një teknikë imazherike që përdor rreze X speciale për të krijuar imazhe të detajuara ose skanime të pjesëve të brendshme të trupit. Imazhet e marra me rreze X kombinohen për të gjeneruar imazhe tërthore të enëve, kockave dhe indeve të buta.

Image title

Mamografia

Mamografia, e cila përdor rrezatim me dozë të ulët për imazhe radiologjike, përdoret për shqyrtimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve të gjirit. Përdoret gjerësisht, veçanërisht për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Image title

Metoda me rreze X

Sistemet me rreze X ofrojnë vizualizim të pjesëve të brendshme të trupit. Kjo metodë mundëson imazhin e eshtrave dhe indeve brenda trupit tonë. Ka një rol në diagnostikimin e shumë sëmundjeve dhe planifikimin e proceseve të trajtimit mjekësor.

Flash CT

Flash CT është një pajisje diagnostike radiologjike për skanime të shpejta dhe me rrezatim të ulët të zemrës dhe mushkërive. Me Flash CT, imazhet mund të merren nga pjesë të ndryshme të trupit, veçanërisht me skanime të zemrës dhe mushkërive. Kjo pajisje mundëson një angiogram të zemrës në 0,25 sekonda dhe imazheri të mushkërive pa mbajtjen e frymës në 0,6 sekonda. Për më tepër, ai ofron lehtësi për individët me klaustrofobi, një histori traume, fëmijët dhe pacientët obezë.

Tomografia e Kompjuterizuar Kuantitative (QCT) Testi i densitetit të eshtrave.

Tomografia e Kompjuterizuar Kuantitative (QCT) Testi i densitetit të eshtrave është një test imazherie mjekësore që përdoret për të matur densitetin mineral të eshtrave. Ky test zakonisht përdoret për vlerësimin e sëmundjeve të kockave si osteoporoza dhe përcaktimin e rrezikut të frakturave të kockave. QCT mat sasinë e mineraleve brenda eshtrave duke përdorur tomografinë e kompjuterizuar (CT). Është thelbësore për monitorimin e shëndetit të eshtrave të pacientëve dhe përcaktimin e strategjive të duhura të trajtimit mjekësor.

Mjekët

Shiko të gjitha
x