Çka është Dermatologjia?
Dermatologjia, e njohur si shkenca mbi lëkurën, është një disiplinë mjekësore që merret me sëmundjet e lëkurës dhe trajtimin e tyre. Në këtë degë të shkencës ekzaminohen dhe trajtohen të gjitha llojet e çrregullimeve të lëkurës, e cila është një organ jashtëzakonisht jetik për trupin e njeriut.
Dermatologjia, përveç lëkurës luan një rol efektiv në diagnostikimin dhe trajtimin e shtojcave të lëkurës (flokët, thonjtë, gjëndrat e djersës), zonat e mukozës si pjesa e brendshme e gojës dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Mjekë të specializuar në lëndë të tilla si struktura e përgjithshme e lëkurës, funksionet e saj, mbrojtja e integritetit dhe shëndetit të lëkurës, sëmundjet alergjike të lëkurës, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, sëmundjet infektive, sëmundjet e flokëve dhe thonjve, sëmundjet neoplazike, gjetjet e lëkurës të disa sëmundje metabolike, angazhohen dhe punojnë në emër të shëndetit publik me njohuritë dhe aftësitë që kanë fituar.
Mjekët dermatologë, të pajisur me ekspertizë plotësisht në çdo fushë, synojnë t'i kthejnë pacientët në shëndet duke punuar së bashku me specialistë të fushave tjera të tjera në bazë të nevojës, duke trajtuar sëmundjet më të zakonshme të lëkurës e deri tek llojet më të rralla që paraqiten. Dermatologët, përdorin metoda të personalizuara shërimidhe luajnë një rol efektiv në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të lëkurës, këto që mund të vërehen në të gjitha moshat nga foshnjëria deri në moshën madhore.
Cilat sëmundje i trajton Dermatologjia?
Disa nga sëmundjet e lëkurës që kërkojnë referim në shërbimet e dermatologjisë spitalore sapo të vihen re mund të parandalohen në një kohë të shkurtër me trajtime të thjeshta medikamentoze, ndërsa disa sëmundje tjera kërkojnë trajtime afatgjata. Sëmundjet kryesore të trajtuara nga dermatologët, të cilët punojnë në diagnostikimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve nga aknet e deri te kanceret e lëkurës janë si vijon më poshtë:
- Puçrrat (aknet)
- Pruritus (kruajtje)
- Urtikarie (kruarje)
- Sëmundjet e lëkurës të shkaktuara nga parazitët (morrat, zgjebe, etj.)
- Sëmundjet mikotike (thonjtë, këmbët, duart, trupi, zona gjenitale, skalpi i kokës, etj.)
- Sëmundjet e ekzemës (ekzema kontaktuese, ekzema seborike, dermatiti atopik, etj.)
- Psoriasis, likeni dhe dermatite të ngjashëm
- Sëmundjet e flokëve (zbokthi, ekzema e kokës, rënia gjenetike e flokëve, etj.)
- Sëmundja Behçet
- Sëmundjet buloze
- Tumoret beninje dhe malinje në lëkurë
- Sëmundjet që ndodhin në indin lidhor
- Çrregullime të pigmentimit (njollat e diellit, vitiligo, njollat, etj.)
- Sëmundjet e skuqjes infektive/ngjitëse (ethet e kuqe, rubeola, lija e dhenve, herpesi, etj.)
- Sëmundjet alergjike të lëkurës (kafshimet e insekteve, alergjitë ushqimore, alergjitë ndaj medikamenteve, etj.)
- Sëmundjet seksualisht të transmetueshme (sëmundjet infektive si lythat gjenitale, herpesi, sifilisi)
- Alergji nga dielli
- Hirsutizëm (rritje e tepërt e qimeve)
- Hiperhidrozë (djersitje e tepërt)
- Kallo dhe lytha
- Nishanet
- Sëmundjet vaskulare të lëkurës
- Sëmundjet e thonjve
- Sëmundjet e buzëve, gjuhës dhe të gojës (ulqera, herpesi dhe sëmundje të tjera që ndodhin në gojë)
- Sëmundjet e lëkurës për shkak të çrregullimeve ushqyese dhe metabolike
- Sëmundjet e lëkurës për arsye psikologjike
- Gjetjet e lëkurës që ndodhin në sëmundjet sistemike
- Sëmundjet e lëkurës për shkaqe gjenetike
- Çrregullime për shkak të faktorëve fizikë (reagimet ndaj nxehtësisë ose të ftohtit, reagimet e trupave të huaj, etj.)
Meqenëse lëkura e njeriut është organi më i madh në trup, ajo mund të vuajë nga shumë lloje sëmundjesh; mund të jetë e ndijshme ndaj faktorëve të jashtëm. Disa sëmundje të lëkurës mund të shkaktojnë pamje të padëshirueshme në aspektin estetik dhe kozmetik, madje problemet në pamjen fizike të njerëzve mund të sjellin edhe probleme psikologjike. Lëkura, e cila ruan ekuilibrin e ujit, vepron si mburojë kundër rrezeve ultravjollcë të diellit, mban temperaturën e trupit në ekuilibër dhe më e rëndësishmja, siguron vazhdimin e vitalitetit, është jashtëzakonisht e rëndësishme për jetën e njeriut. Për këtë arsye, specialistët e dermatologjisë janë të përfshirë në diagnostikimin dhe trajtimin e këtyre çrregullimeve si dhe shumë sëmundjeve të tjera. Disa metoda diagnostikuese të trajtimit që aplikohen në fushën e dermatologjisë janë:
- Biopsia e lëkurës: është procesi i marrjes së mostrave të madhësive të ndryshme nga zona e dyshimtë e sëmurë për të konfirmuar diagnozën. Materiali i marrë gjatë procedurës kryhet nën anestezi lokale dhe dërgohet në patologji për ekzaminim.
- Krioterapia: është një teknikë e ngrirjes me aplikimin e azotit të lëngshëm -196 gradë që përdoret për trajtimin e lezioneve të lëkurës, në trajtimin e çrregullimeve të ndryshme të lëkurës si lythat, kanceret e lëkurës, kallot, njollat e diellit, lythat gjenitale si molluscum contagiosum.
- Elektrokoterizimi: është një metodë që përdoret për të trajtuar lezionin nëpërmjet rrymës elektrike për të shkaktuar dëmtim të indeve ose për të ndaluar gjakderdhjen. Përdoret në trajtimin e sëmundjeve të tilla si nishanet e lëkurës, lythat, hiperplazia dhjamore, granuloma piogjenike, keratoza seboreike.
- Dermatoskopia: Me ekzaminim dermatoskopik mund të ekzaminohen nishanet dhe lezionet jo të pigmentuara, si dhe mund të vërehen me detaje strukturat jonormale në lëkurë, parazitët, tumoret e lëkurës dhe çrregullimet që lidhen me enët e gjakut.
- Skanimi i nishaneve të trupit: në diagnostikimin e hershëm të kancerit të lëkurës luan një rol të madh skanimi i nishaneve të trupit, të cilin duhet ta bëjnë edhe njerëzit e shëndetshëm rregullisht.
- Testet e alergjisë: Prick (test shpimi), Patch (test arnimi) kryhen si teset për të përcaktuar se nga çfarë shkaktohet sëmundja dhe në çfarë ashpërsie shfaqet tek individët me alergji të dyshuar.
- Fototerapia: e njohur si terapi me dritë, mund të përdoret në trajtimin e kruajtjes me origjinë të panjohur, vitiligos dhe psoriasis.
- Procedurat dermokozmetike
- Aplikimi i toksinës botulinike: përdoret në trajtimin e rrudhave dhe djersitjes në pëllëmbët, shputat dhe sqetullat.
- Trajtimi PRP
- Aplikimi i Peeling-ut kimik: përfshin procedurat e solucionit të aplikuara në lëkurë për të hequr njollat e padëshiruara në lëkurë, për të rigjallëruar lëkurën, për të eliminuar shenjat e akneve dhe për të përmirësuar pamjen.
- Aplikim i mbushjeve (fillerave)
- Mezoterapia: përdoret në trajtimin e shumë çrregullimeve si strijat e lëkurës, problemet me celulitin, njollat nga dielli, rënia e flokëve; është një metodë e injektimit të mineraleve, vitaminave, aminoacideve dhe enzimave në lëkurë individualisht ose në përzierje të ndryshme.