Politika e Sigurisë së Informacionit
Si e mundësojmë sigurinë e informacionit tuaj?
Për të mbështetur dhe ruajtur shërbimet që u ofrojmë klientëve tanë, ne sigurojmë integritet të të gjitha të dhënave të nevojshme, dhe i arkivojmë ato sipas kërkesave ligjore, dhe parandalojmë ndarjen e këtyre të dhënave me palët e treta jashtë ekipit mjekësor përgjegjës për diagnostikimin dhe trajtimin.
- Janë identifikuar softueri dhe hardueri i nevojshëm,
- Janë ndarë burimet për të siguruar sigurimin e pandërprerë të softuerit dhe harduerit të nevojshëm,
- Masat për mbrojtjen e informacionit të klientit iu janë komunikuar stafit tonë përmes trajnimeve, dhe përgjegjësitë e tyre janë vendosur në formën me shkrim përmes kontratave të punës në mënyrë për të siguruar aktin e llogaridhënies,
- Është identifikuar infrastruktura e nevojshme për rezervimin e të gjitha të dhënave dhe janë caktuar palët përgjegjëse.
- Sistemi ynë i informacionit të spitait e ka të kufizuar operacionet e aksesit (lexim, modifikim, fshirje, shtim) të çfarëdo lloji.
- Dosjet dhe informacionet e klientëve (pacientit) u jepen vetëm vetë pacientëve, anëtarëve të familjes së tyre të caktuar me pëlqim me shkrim, institucioneve dhe organizatave publike përkatëse në kuadër të legjislacionit shëndetësor dhe autoriteteve gjyqësore të autorizuara në rastet ligjore.
Tre parimet themelore të sigurisë së informacionit të spitalit tonë janë konfidencialiteti, integriteti, dhe qasja për personelin e autorizuar.