/
Spitali Medicana Çamlıca u themelua në vitin 1999 si një qendër shëndetësore referuese në Pjesën e Anadollit në Stambolli. Spitali ka dalë në pah me shërbimet e ofruara në degë të veçanta, ku përfshihen Kardiologjia, Kirurgjia Kardiovaskulare, Gastroenterologjia, Hemodializa, Nefrologjia, Transplantimi i Organeve, Fekondimi In Vitro dhe Shëndeti Riprodhues, Ortopedia dhe Traumatologjia, Kirurgjia e Dorës dhe Mikrokirurgjia, Mjekësia Fizikale dhe Rehabilitimi, Kirurgjia Torakale (Klinika e Diagnostifikimit dhe Trajtimit të Kancerit të Mushkërive), Endokrinologjia dhe Sëmundjet Metabolike, Kirurgjia Plastike, Rikonstruktive dhe Estetike, Oftalmologjia, Kirurgjia Pediatrike.
Spitali Medicana Çamlıca ofron shërbime në një hapësirë të brendshme prej 9300 metrash katrorë me 113 shtretër, shtatë salla operative, 35 shtretër të kujdesit intensiv, dhe një parking me kapacitet për 100 automjete.
Në Departamentin e Mjekësisë Urgjente të Spitalit Medicana Çamlıca, të gjitha shërbimet janë në përputhje me nevojat e ndërhyrjes urgjente dhe procedurave urgjente ambulnatore. Në Repartin e Mjekësisë Urgjente, i vendosur në të njëjtin kat me sallat operative që dedikohen për rastet që kërkojnë ndërhyrje urgjente, ka gjithsej 12 shtretër - 2 për pacientët pediatrikë, 2 për ndërhyrje kirurgjike dhe 1 për reanimacion (CPR).
Duke ofruar gjithmonë shërbime të kujdesit shëndetësor të pakushtëzuar me një qasje multidisiplinare dhe parim të shërbimit të orientuar nga pacienti në Njësitë e Kujdesit Intensiv, Spitali Medicana Çamlıca ofron shërbime me 35 shtretër, duke përfshirë këtu dhjetë shtretër në Njësinë e Kujdesit Intensiv Mjekësor, gjashtë shtretër në Njësinë e Kujdesit Intensiv të Kirurgjisë, tetë shtretër në Njësinë e Kujdesit Intensiv CVS, katër shtretër në Njësinë e Kujdesit Intensiv Koronar, dhe shtatë shtretër në Njësinë e Kujdesit Intensiv të Neonatologjisë. Njësitë tona të kujdesit intensiv kanë zona pritjeje, informacioni dhe pushimi, të dedikuar për anëtarët e familjes, së bashku me një zonë tjetër të rezervuar për të informim të nënave.
Në Qendrën Ndërkombëtare të Pacientëve të Spitalit Medicana Çamlıca, ku ofrohen shërbime për pacientët ndërkombëtarë në nivel 24/7, ekziston një seksion i veçantë i krijuar për pacientët që paraqiten nga vende të ndryshme për shërbimet e diagnostikimit dhe trajtimit. Personeli me njohuri të mirë në të gjitha gjuhët, kryesisht anglisht, arabisht dhe rusisht, është i disponueshëm në këtë qendër, kështuqë, pacientët ndërkombëtarë të ndihen si në shtëpinë e tyre gjatë gjithë procesit të hospitalizimit.
Hotelet dhe shërbimet e transportit dhe akomodimit, të cilat janë në kuadër të garancisë së TURSAB përfshijnë Progo Travel, Crowne Plaza Orel, Hilton Garden Inn Hotel, Mercure Hotel, Grand Eyüpoğlu Hotel, City Loft dhe Flora Suits.
Spitali Medicana Çamlıca ka një certifikatë të turizmit shëndetësor, të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë e Turqisë. Ky spital pret pacientë nga shumë vende, duke përfshirë Rusinë, Azerbajxhanin, Turkmenistanin, Gjeorgjinë, Uzbekistanin, Kirgistanin, Kazakistanin, Ukrainën, Rumaninë, Kosovën, Gjermaninë, Irlandën, Zvicrën, Italinë, Libinë, Tunizinë, Irakun, Palestinën, Katarin, Australinë, Somalinë dhe Etiopinë.
Spitali Medicana Çamlıca në kuadër të saj ka shumë njësi të specializuara falë infrastrukturës teknike, teknologjisë mjekësore, profesionistëve të kujdesit shëndetësor në të gjitha departamentet dhe qasjes multidisiplinare. Përveç departamenteve mjekësore dhe kirurgjike të spitalit, ekzistojnë njësi diagnostike dhe laboratorë klinikë që ofrojnë shërbime gjithëpërfshirëse. Departamentet e specializuara përfshijnë;
Departamentet e specializuara mjekësore
Kardiologjia Pediatrike
Endokrinologjia dhe Sëmundjet Metabolike
Sëmundjet Infektive dhe Mikrobiologjia Klinike
Mjekësia Fizikale dhe Rehabilitimi
Gastroenterologjia
Hematologjia
Kardiologjia
Nefrologjia
Neurologjia
Degët e specializuara kirurgjike
Kirurgjia Pediatrike
Kirurgjia Torakale
Oftalmologjia
Kirurgjia kardiovaskulare (CVS)
Otorinolaringologji (ORL)
Neurokirurgjia
Ortopedia dhe Traumatologjia
Kirurgjia Plastike, Rikonstruktive dhe Estetike
Urologjia
Njësi të specializuara
Qendra e Transplantimit të Organeve (Veshka, Kornea)
Qendra Aeromjekësore
Hemodializa
Angio (Laboratori i Kateterizimit kardiak)
Endoskopia (gastroskopia, kolonoskopia, duodenoskopia, bronkoskopia)
Fertilizimi In Vitro (IVF)
EEG, EMG
Qendra e Ekzaminimit (check-up)
Transplantimi i flokëve
Qendra e Transplantimit të Organeve
Në përkrahje të dhurimit dhe transplantimit të organeve dhe duke ndërmarrë hapa pionierë në këtë fushë, Spitali Medicana Çamlıca është një nga katër qendrat e transplantimit të Medicana Health Group. Spitali Medicana Çamlıca, i cili ka një qendër transplantimi të veshkave dhe transplantimit të kornesë, u ofron pacientëve vendorë dhe ndërkombëtarë mundësinë e transplantimit të organeve për të pasur një jetë cilësore, me stafin e tij të përbërë nga mjekë të specializuar në transplantimin e organeve.
Në Qendrën e Transplantimit të Kornesë, pacientët me shikim të mjegullt ose humbje të shikimit për shkak të lëndimit, edemës dhe arsyeve të tjera të shkaktuara nga dëmtimi i kornesë për shkak të sëmundjeve të ndryshme, marrin shërbime sipas standardeve ndërkombëtare nga mjekë të specializuar në transplantimin e kornesë dhe stafin e kujdesit shëndetësor të specializuar në pacientët pas fazës së transplantimit.
Në Qendrën e Transplantimit të Kornesë, pacientët me shikim të mjegullt ose humbje të shikimit për shkak të lëndimit, edemës dhe arsyeve të tjera të shkaktuara nga dëmtimi i kornesë për shkak të sëmundjeve të ndryshme, marrin shërbime sipas standardeve ndërkombëtare nga mjekë të specializuar në transplantimin e kornesë dhe stafin e kujdesit shëndetësor të specializuar në pacientët pas fazës së transplantimit.
Kardiologjia dhe Kirurgjia Kardiovaskulare (CVS)
Departamentet e Kardiologjisë dhe Kirurgjisë Kardiovaskulare të Spitalit Medicana Çamlıca shquhen me stafin e tyre të specializuar, të cilët kanë arritur sukses në standardet globale. Departamenti pranon pacientë 24/7, me një infrastrukturën që mundëson të kyhen më shumë se 1500 procedura (angiografi koronare, stent, ablacion, studime elektrofiziologjike dhe implantime të stimuluesit kardiak) në laboratorët e kateterizimit kardiak (angiografisë) dhe mbi 400 operacione të bypass në vit.
Hematologjia
Në Departamentin e Hematologjisë, Spitali Medicana Çamlıca ofron shërbime me qasje mjekësore moderne në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve, si leukemia dhe limfoma, me stafin e tij përbërë nga mjekë specialistë, laboratorin e hematologjisë dhe stafin me përvojë.
Kirurgji Plastike, Rikonstruktive dhe Estetikë/Estetikë Mjekësore
Departamenti i Kirurgjisë Plastike, Rikonstruktive dhe Estetikës të Spitalit Medicana Çamlıca u mundëson pacientëve të ripërtërihen me anë të procedurave më të reja mjekësore dhe kirurgjike, të cilat ndikojnë në nxitjen e shëndetit dhe lumturisë në jetën sociale të pacientëve.
Qendra Aeromjekësore
Qendra Aeromjekësore Medicana Çamlıca (AMC) është një qendër e certifikuar ku mund të lëshohen certifikata mjekësore për të gjithë aviatorët dhe personelin e fluturimit nga bordi mjekësor i ekzaminuesve mjekësorë të aviacionit.
Transport tokësor (autobus, minibus, Dolmus (taksi e përbashkët), metro, tramvaj)
Merrni linjën e metrosë M1 Yenikapı nga terminali i autobusëve të Stambollit, zbrisni në stacionin Yenikapı dhe kaloni në linjën e metrosë Marmaray. Përdorni linjën e metrosë Üsküdar – Çekmeköy në stacionin Marmaray Üsküdar, zbrisni në stacionin Ümraniye dhe dilni nga dalja numër 1 dhe ecni 30 metra. Nga terminali i autobusëve Harem, shkoni në Üsküdar me taksi (afërsisht 15-20 TL) ose minibus (rreth 3-4 TL), merrni linjën e metrosë Üsküdar - Çekmeköy, zbrisni në stacionin Ümraniye, dilni nga dalja numër 1 dhe ecni 30 metra. Nga pjesa e Anadollit ose Evropiane, merrni Metrobusin dhe zbrisni në stacionin Altunizade, ecni 30 metra për të arritur në linjën e metrosë Üsküdar – Çekmeköy, zbrisni në stacionin Ümraniye, merrni daljen numër 1 dhe ecni 30 metra. Nga pjesa e Anadollit ose Evropiane, merrni Marmaray për të shkuar në stacionin Üsküdar, kaloni në linjën e metrosë Üsküdar - Çekmeköy, zbrisni në stacionin Ümraniye dhe merrni daljen 1, ecni 30 metra.
Nga terminali i autobusëve Harem, shkoni në Üsküdar me taksi (afërsisht 15 TL) ose minibus (rreth 5 TL), përdorni linjat e autobusëve numër 320 – 9ÜD që përdorin rrugën Üsküdar (në qendër) – Ümraniye, zbrisni nga autobusi në stacionin Namazgah ose Santral dhe ec 50 metra. Përdorni linjën e autobusit me numër 14B – 14ES – 14DK duke u nisur nga drejtimi Kadıköy (në qendër) për në Ümraniye, zbrisni në stacionin Namazgah ose Santral, dhe ecni 50 metra.
Merrni linjat e autobusit numër 320 – 9ÜD që përdorin itinerarin Üsküdar (qendër) – Ümraniye, zbrisni në stacionin Namazgah ose Santral dhe ecni 50 metra. Nga ana Evropiane, shkoni në stacionin Mecidiyeköy me Metrobus, ecni rreth 75 metra, merrni autobusin numër 522 nga stacioni IETT, zbrisni në stacionin Namazgah ose Santral dhe ecni 50 metra. Nga pjesa e Anadollit ose Evropiane, merrni Metrobus për të shkuar në stacionin Altunizade, ecni rreth 100 metra për të arritur në stacionin Millet Bahçesi, merrni linjat e autobusëve numër 522 – 320 – 9 ÜD, zbrisni në stacionin Namazgah ose Santral, dhe ecni 50 metra.
Merrni minibusët që shkojnë nga Üsküdar (qendër) për në Ümraniye dhe zbritni te spitali Medicana Çamlıca.
Nga terminali i trageteve Üsküdar mund të shkoni në spital me një taksi direkt në një distancë që zgjat rreth 20-25 minuta. Nga terminali i trageteve Kadıköy, mund të shkoni në spital me taksi 30-35 minuta direkt. Nga terminali i trageteve Bostancı, mund të shkoni në spital me taksi rreth 35-45 minuta. Nga terminali i autobusëve Harem, mund të shkoni në spital me një distancë prej 25-35 minutash me taksi. Tani ju mund të shkoni në spital me taksi afërsisht 40-45 minuta nga terminali i autobusëve Esenler. Mund të shkoni në spital me taksi, e cila është në distncë prej 40-45 minuta direkt nga Aeroporti Sabiha Gökçen. Mund të shkoni në spital me taksi 45-55 minuta direkt nga Aeroporti i Stambollit.
Transporti ajror (Aeroporti në Spital)
Aeroporti i Stambollit
Merrni autobusin e Aeroportit të Stambollit – MECİDİYEKÖY me numër H-2, i cili niset nga Aeroporti i Stambollit me një interval prej afërsisht 30-45 minutash, dhe zbrisni në stacionin Mecidiyeöy Metrobus. Pasi të kaloni në linjën e Metrobus, zbrisni në stacionin Altunizade, ecni rreth 50 metra, kaloni në linjën e metrosë Üsküdar - Çekmeköy, zbrisni në stacionin Ümraniye dhe dilni në daljen 1, dhe ecni 30 metra.
Merrni autobusin e Aeroportit të Stambollit – MECİDİYEKÖY me numër H-2, i cili niset nga Aeroporti i Stambollit me një interval prej afërsisht 30-45 minutash, dhe zbrisni në stacionin Mecidiyeöy Metrobus. Nga ndalesa e Mecidiyekoy IETT, merrni linjën e autobusit ALEMDAĞ - MECİDİYEKÖY numër 522, zbrisni në stacionin Namazgah ose Santral, dhe ecni 50 metra. Merrni autobusin HAVAIST Kadıköy-Tepeüstü me numër HVIST-9 dhe zbritni në stacionet Acıbadem të metrosë/Tepeüstü ose Kadıköy. Zbritni në stacionin Namazgah ose Santral me taksi ose minibus dhe ecni 20-30 metra. Merrni autobusin HAVAIST Kadıköy-Tepeüstü me numër HVIST-20 dhe zbritni në stacionin Tepeüstü. Zbritni në stacionin Namazgah ose Santral me taksi ose minibus, ecni 20-30 metra. Mund të shkoni në spital me taksi në një udhëtim rreth 40-45 minuta direkt nga Aeroporti i Stambollit.
Aeroporti Sabiha Gökçen
Nga Aeroporti Sabiha Gökçen, merrni autobusët HAVABUS ose autobusët IETT me numër E10 – E11 për të shkuar në stacionin Göztepe Köprüsü (Ura), merrni linjat e autobusit numër 14ES – 14DK – 14B, zbrisni në stacionin Namazgah ose Santral, dhe ecni 50 metra. Nga Aeroporti Sabiha Gökçen, mund të merrni autobusët HAVABUS ose linjat e autobusëve IETT me numër E10 – E11 për të shkuar në stacionin Göztepe Köprüsü (Ura), ku mund të ndalni mund të shkoni në spital me taksi në kohëzgjatje prej 15-20 minutash. Mund të shkoni në spital me taksi rreth 40-45 minuta direkt nga Aeroporti Sabiha Gökçen.
Transport detar (Traget, Turyol, Autobus detar)
Mund të shkoni në spital të udhëtoni me taksi në kohëzgjatje prej 20-25 minutash nga terminali i trageteve Üsküdar.
Shkoni në Üsküdar duke përdorur linjën e tragetit Eminönü - Üsküdar, merrni autobusët numër 320 - 9 ÜD nga ndalesa Üsküdar IETT, zbrisni në stacionin Namazgah ose Santral, dhe ecni 50 metra.
Shkoni në Üsküdar duke përdorur linjën e tragetit Eminönü - Üsküdar, kaloni në linjën e metrosë Üsküdar - Çekmeköy, zbrisni në stacionin Ümraniye, merrni daljen 1, dhe ecni 30 metra.
Shkoni në Üsküdar duke përdorur linjën e motorit ose tragetit Beşiktaş Üsküdar, merrni një minibus që shkon nga Üsküdar (në qendër) për në Ümraniye dhe zbritni në spitalin Medicana Çamlıca.
Shkoni në Üsküdar duke përdorur linjën motorike ose traget Beşiktaş - Üsküdar, merrni autobusët numër 320 - 9ÜD nga ndalesa Üsküdar IETT, zbrisni në stacionin Namazgah ose Santral, dhe ecni 50 metra.
Shkoni në Üsküdar duke përdorur linjën me motor ose traget Beşiktaş – Üsküdar, kaloni në linjën e metrosë Üsküdar - Çekmeköy, zbrisni në ndalesën Ümraniye dhe dilni në daljen 1, ecni 30 metra.
Shkoni në Üsküdar duke përdorur linjën e motorit ose tragetit Beşiktaş Üsküdar, merrni një minibus që shkon nga Üsküdar (qendër) në Ümraniye dhe zbritni në spitalin Medicana Çamlıca.
Nga terminali i trageteve Kadıköy, mund të shkoni në spital me taksi afërsisht 30-35 minuta.
Shkoni në Kadıköy duke përdorur linjën e tragetit Beşiktaş - Kadıköy, merrni linjat e autobusit me numër 14B- 14ES- 14DK nga ndalesa Kadıköy IETT, zbrisni në stacionin Namazgah ose Santral dhe ecni 50 metra.
Shkoni në Kadıköy duke përdorur linjën e tragetit Eminönü - Kadıköy, merrni linjat e autobusit me numër 14B- 14ES- 14DK nga ndalesa Kadıköy IETT, zbrisni në stacionin Namazgah ose Santral, dhe ecni 50 metra.
Mund të shkoni në spital me taksi afërsisht 35-45 minuta direkt nga terminali i trageteve Bostancı. Shkoni në Kadıköy me anë linjave të autobusëve 16 - 16D - 4 që shkojnë nga terminali i autobusëve detar Bostancı për në Kadıköy. Merrni linjat e autobusëve 14B - 14ES - 14DK nga ndalesa Kadıköy IETT, zbrisni në stacionin Namazgah ose Santral, dhe ecni 50 metra.
Transport privat
Pasi të kaloni Urën e Dëshmorëve të 15 Korrikut (Ura e Bosforit), merrni daljen e tretë në të djathtë, "Sancaktepe / Çekmeköy / Çamlıca / Şile". Kur kaloni mbi urë, qëndroni në korsinë e majtë dhe vazhdoni nga kthesa "FSM Bridge/Ümraniye / Şile". Pasi të kaloni tunelin Vecdi Diker, merrni kthesën "Ümraniye / Bulgurlu / Çamlıca / Göztepe", e cila është dalja e parë në të djathtë. Merrni kthesën "Ümraniye /Bulgurlu" në korsinë e djathtë. Qëndroni në korsinë e majtë dhe kaloni semaforët në drejtim të "Ümraniye / Çamlık". Kthesa në anën e majtë është 50 metra pas të kaloni semaforin, mundëson hyrjen në parkingun e spitalit.
Pasi të kaloni urën Fatih Sulltan Mehmet (FSM), merrni daljen e tretë në të djathtë, "Çamlıca / Ümraniye / Üsküdar". Kur kaloni mbi urë, qëndroni në korsinë e majtë dhe vazhdoni në drejtimin e "Urës së Dëshmorëve të 15 Korrikut/Çamlıca / Üsküdar". Pasi të kaloni nëpër tunelin Tantavi, merrni kthesën "Çamlıca / Yavuztürk / Bulgurlu / Göztepe", e cila është dalja e parë në të djathtë. Qëndroni në korsinë e djathtë dhe merrni kthesën "Ümraniye / Yavuztürk" pa hyrë në rrethrrotullim. Pasi të kaloni tunelin përafërsisht 200 metra, qëndroni në korsinë e majtë dhe kaloni semaforat në drejtim të "Ümraniye / Çamlık". Në distancë prej 50 metra pasi kaloni semaforët e radhës, në të majtë është një kthesë që ofron hyrje për në parkingun e spitalit.
Pasi të kaloni urën Yavuz Sultan Selim (YSS), vazhdoni në drejtim të "Çekmeköy / Ura FSM / Kadıköy". Merrni kthesën "Ümraniye / Ataşehir / Kadıköy / Ankara". Vazhdoni në drejtim të “Urës së Dëshmorëve të 15 Korrikut /Çamlıca/Üsküdar”. Pasi të kaloni nëpër tunelin Tantavi, merrni kthesën "Çamlıca / Yavuztürk / Bulgurlu / Göztepe", e cila është dalja e parë në të djathtë. Qëndroni në korsinë e djathtë dhe merrni kthesën "Ümraniye / Yavuztürk" pa hyrë në rrethrrotullim. Pasi të kaloni tunelin përafërsisht 200 metra, qëndroni në korsinë e majtë dhe kaloni dritat në drejtim të "Ümraniye / Çamlık".
Pesëdhjetë metra pasi të kaloni semaforët e radhës, një kthesë në të majtë mundëson qasje në parkingun e spitalit. Pasi të kaloni nëpër tunelin e Evroazisë, merrni kthesën "Sabiha Gökçen /Edirne/Ankara/Çamlıca". Vazhdoni mbi urë drejt “Urës së Dëshmorëve të 15 Korrikut/Çamlıca/Şile”. Pas afërsisht 2-3 km, merrni kthesën "Çamlıca / Şile / Ümraniye / Altunizade / Üsküdar". Pas kthesës, vazhdoni drejt "Ümraniye / Şile". Pasi të kaloni tunelin Vecdi Diker, merrni kthesën "Ümraniye / Bulgurlu / Çamlıca / Göztepe", e cila është dalja e parë në të djathtë. Merrni kthesën "Ümraniye /Bulgurlu" në korsinë e djathtë. Qëndroni në korsinë e majtë dhe kaloni semaforët në drejtim të "Ümraniye / Çamlık". Pesëdhjetë metra pas kalimit të semaforëve të radhës, një kthesë në të majtë mundëson qasje për në parkingun e spitalit.
Nga drejtimi E-5, ndiqni drejtimin "Ura e Dëshmorëve të 15 Korrikut/Çamlıca/Şile". Pas afërsisht 2-3 km, merrni kthesën "Çamlıca / Şile / Ümraniye / Altunizade / Üsküdar", e cila është dalja e fundit përpara urës. Pas kthesës, vazhdoni drejt "Ümraniye / Şile". Pasi të kaloni tunelin Vecdi Diker, merrni kthesën "Ümraniye / Bulgurlu / Çamlıca / Göztepe", e cila është dalja e parë në të djathtë. Merrni kthesën "Ümraniye /Bulgurlu" në korsinë e djathtë. Qëndroni në korsinë e majtë dhe kaloni semaforët në drejtim të "Ümraniye / Çamlık". Pesëdhjetë metra pas kalimit të semaforëve të radhës, një kthesë në të majtë mundëson qasje për në parkingun e spitalit.
Nga drejtimi E-6, ndiqni drejtimin "Ümraniye / Ataşehir / Kadıköy". Vazhdoni në drejtim të “Urës së Dëshmorëve të 15 Korrikut/Çamlıca/Üsküdar”. Pasi të kaloni nëpër tunelin Tantavi, merrni kthesën "Çamlıca / Yavuztürk / Bulgurlu / Göztepe", e cila është dalja e parë në të djathtë. Qëndroni në korsinë e djathtë dhe merrni kthesën "Ümraniye / Yavuztürk" pa hyrë në rrethrrotullim. Pasi të kaloni tunelin përafërsisht 200 metra, qëndroni në korsinë e majtë dhe kaloni dritat në drejtim të "Ümraniye / Çamlık". Pesëdhjetë metra pas kalimit të semaforëve të radhës, në të majtë ka një kthesë që mundëson qasje për në parkingun e spitalit.
Spitali Medicana Çamlıca, i cili ka një kapacitet parkimi prej 100 automjetesh, ofron edhe shërbimin e parkimit.
Vadi Cafe ofron shërbime kafeterie dhe të kateringut në Spitalin Medicana Çamlıca.
Spitali Medicana Çamlıca posedon dy dhoma lutjesh të krijuara për pjesëtarët e të të gjitha feve dhe besimeve.
Të gjitha pajisjet dhe shërbimet teknologjike mjekësore në dispozicion në Spitalin Medicana Çamlıca janë renditur si vijon më poshtë:
1.5 tesla MR
Imazheria me MR 1.5 Tesla është një test teknik që përdor radio valët për të kapur imazhe të detajuara të organeve të brendshme të trupit. Ky test mundëson zbulimin e sëmundjeve në rajone të ndryshme, si gjoks, abdomen, tru, mushkëri, gjunjë, zemër dhe pelvik.
DSA (Angiografi Dixhitale e Subtrakcionit)
DSA (Angiografia Dixhitale e Subtrakcionit) përdoret për imazhe të detajuara të të gjitha të enëve të gjakut të trupit. Me pamjet e marra mund të përcaktohen diagnoza të sëmundjeve vaskulare. Kjo metodë mund të detektoj gjendje të tilla si stenozë, keqformime dhe fistula në enë gjaku të pjesëve të ndryshme të trupit, duke përfshirë trurin, regjionin abdominal, lëkurën, krahët dhe këmbët.
Ultrasonografia (US)
Ultrasonografia (US) është një metodë që përdor valët e zërit për marrjen e imazheve. Diagnostifikimi i shumë sëmundjeve bëhet përmes aparateve me ultratinguj. Kjo pajisje, e cila nuk ka rrezik rrezatimi apo efekte anësore, nuk shkakton asnjë dhimbje te pacienti. Ultrasonografia, duke qenë pa rrezatim, siguron që pacienti të mos përjetojë ekspozim të panevojshëm ndaj rrezatimit gjatë procesit të imazhit.
Tomografia e kompjuterizuar (CT)
Tomografia e kompjuterizuar (CT) është një teknikë imazherike që përdor rreze X speciale për të krijuar imazhe të detajuara ose skanime të pjesëve të brendshme të trupit. Imazhet e marra me rreze X kombinohen për të gjeneruar imazhe tërthore të enëve, kockave dhe indeve të buta.
Mamografia
Mamografia, e cila përdor rrezatim me dozë të ulët për imazhe radiologjike, përdoret për shqyrtimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve të gjirit. Përdoret gjerësisht, veçanërisht për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Metoda me rreze X
Sistemet me rreze X ofrojnë vizualizim të pjesëve të brendshme të trupit. Kjo metodë mundëson imazhin e eshtrave dhe indeve brenda trupit tonë. Ka një rol në diagnostikimin e shumë sëmundjeve dhe planifikimin e proceseve të trajtimit mjekësor.