en ar ru mk sq ge de ba fr TR

Le të të thërrasim

Le të të thërrasim

×
✓ Valid
Rreth Nesh
Njësitë Mjekësore
Mjekët
Spitalet
Metodat e Trajtimit
Blog Shëndetësor

Kirugjia Plastike

Çka është Kirugjia Plastike?

Edhe pse shumica e kirurgjisë plastike njihet si kirurgjia estetike në kuadër saj përfshihen edhe kirurgjia rikonstruktive, kirurgjia e duarve, kirurgjia kraniofaciale, mikrokirurgjia dhe trajtimi i djegieve.

Kirurgjia rikonstruktive përfshin riparimin e të gjitha humbjeve të fituara ose kongjenitale të indeve dhe organeve që prekin lëkurën, nënlëkurën dhe kockat në sipërfaqen e trupit. Për shembull, gishtat e ngjitur (sindaktili), djegiet traumatike, prerjet e ndryshme dhe amputimet e gjymtyrëve, plagët kronike dhe masat vaskulare si hemangiomat, përfshihen në këtë disiplinë kirurgjike.

Kirurgjia estetike/ kozmetike përfshin operacionet dhe ndërhyrjet e kryera për të zbukuruar dhe përsosur më tej pamjen e trupit. Qëllimi kryesor këtu përtej një problemi mjekësor është bukuria dhe shqetësimet estetike.

Kirurgjia plastike është një disiplinë e gjerë që mbulon të gjitha këto fusha. Gjatë trajnimit për specializim në kirurgjinë plastike jepet edhe trajnimi i kirurgjisë estetike (kozmetike). Shqetësimet estetike ndonjëherë mund të jenë të shoqëruara edhe me sëmundje apo probleme mjekësore. Për shembull, si probleme mjekësore dhe estetik, si korrigjimi kirurgjik i gjinjëve gjigantë (gigantomastia) ose ristrukturimi i një trupi mbipeshë, mund të zgjidhen së bashku. Prandaj, përveç korrigjimit estetik të një organi, është gjithashtu shumë e rëndësishme të ruhet funksioni i tij. Për shembull, gjatë Rinoplastikës (operacioni estetik i hundës), duhet të korrigjohen edhe problemet e frymëmarrjes në të njëjtin intervenim.

Ndërsa Kirurgjia Plastike, për nga natyra merret me çrregullime patologjike si çrregullimet indore në përgjithësi në trup, plagët kirurgjike pas operacioneve kirurgjike dhe varjet për shkak të traumës, janë ndër rastet kur pacienti mund të kërkojë për ndërhyrje estetike.

Cilat sëmundje trajton Kirurgjia plastike dhe rikonstruktive?

  • Deformimet kongjenitale ose të fituara (buza e çarë, qiellza e çarë, gishta të lidhur ngjitur në lindje)
  • Plagët e hapura që ndodhin pas traumave dhe sëmundjeve
  • Frakturat post-traumatike të kockave të fytyrës dhe trajtimi i tyre kirurgjik
  • Kanceret e lëkurës dhe trajtimi kirurgjik
  • Çrregullime funksionale post-traumatike të dorës dhe kirurgjisë së dorës
  • Mikrokirurgjia (transplant i indeve, riparime nervore dhe vaskulare)
  • Trajtimi kirurgjik i tumoreve të lëkurës (nishanet, nishanet e mishit)
  • Çrregullime të qepallave të syrit
  • Djegie dhe plagë që shkaktojnë probleme funksionale dhe deformime

Procedurat kirurgjike që kryhen shpesh në njësinë e Kirurgjisë Plastike janë si më poshtë:

Trajtimi i shenjave nga plagët:

Në përgjithësi tek çdo person i shëndoshë plagët shërohen duke lënë shenja. Është normale të mbesin shenjë pas procedurave kirurgjike dhe pas dëmtimit të indeve. Në mënyrë të ngjashme, djegiet konsiderohen gjithashtu një nga shkaqet e rëndësishme të plagëve. Prandaj, shumë metoda të ofruara nga teknologjia e avancuar mund të aplikohen nga mjekë ekspertë për pacientët që shqetësohen nga plagët.

Trajtimi i plagëve që nuk shërohen:

Plagët që nuk shërohen mund të ndodhin për arsye të tilla si mbyllja e enëve të gjakut, gjendjet e shtrijes në shtrat për kohë të gjatë ose për shkak të diabetit. Një nga procedurat më të rëndësishme të kirurgjisë plastike është kujdesi për plagën. Në këtë drejtim vlerësohet në tërësi parandalimi i formimit të plagës, kujdesi i plagëve me teknika të avancuara, ndjekja dhe monitorimi i procesit, si dhe fazat që çojnë në operacion, si një proces në tërësi.

Kanceret e lëkurës:

Në ditët e sotme, rastet e kancerit të lëkurës janë rritur ndjeshëm për arsye të tilla si ekspozimi i tepërt në diell dhe varfërimi i shtresës së ozonit. Ekzistojnë lloje të ndryshme të kancerit të lëkurës. Ndërsa heqja e një zone prej 3-4 mm të lëkurës është e mjaftueshme për trajtimin e disa llojeve të kancerit, ndërsa disa lloje tjera janë mjaft agresive dhe të rrezikshme, ku nevojitet të hiqen pjesë më të mëdha. Gjëja kryesore që individët duhet t'i kushtojnë vëmendje në këtë drejtim është të monitorojnë trupin e tyre dhe të kontrollojnë gjendjen e nishaneve në trup.

Sidomos nëse ka një nishan që rritet me shpejtësi, ndryshon ngjyrë dhe formë, kruhet ose formohet plagë, duhet menjëherë të konsultoheni me repartin e kirurgjisë plastike. Nishani mund të hiqet me një operacion të vogël lokal dhe mund të bëhet ekzaminimi patologjik. Në këtë mënyrë, planifikimi i trajtimit mund të bëhet më saktë.

Fraktura në kockat e fytyrës:

Si pasojë e traumave ose aksidenteve të ndryshme mund të ndodhin frakturat e hundës, mollëzës ose kockës së nofullës në zonën e fytyrës. Gjatë riparimit kirurgjik të këtyre frakturave përdoren pllaka dhe vida titani. Riparimi i kockave të fytyrës është i rëndësishëm jo vetëm nga pikëpamja estetike, por edhe nga një këndvështrim funksional.

Riparimet e zonës së kokës dhe qafës:

Kanceri, djegiet ose aksidentet mund të shkaktojnë humbjen e hundës, veshit dhe buzëve, një pjesë ose të gjitha gjymtyrëve. Në raste të tilla, në saje të teknikave kirurgjike mund të arrihen rezultate pothuajse afër gjendjes origjinale.

Deformimet në organet gjenitale:

Disa çrregullime kongjenitale të organeve gjenitale mund të korrigjohen edhe me kirurgji plastike. "Hypospadias", i njohur zakonisht si "syneti i Pejgamberit", është një gjendje e zakonshme tek foshnjat meshkuj, ku vrima urinare është e vendosur në pjesën e pasme dhe jo në majë të penisit. Tek foshnjat femra, vagina mund të mos formohet për arsye të ndryshme. Në raste të tilla dhe të ngjashme, kirurgjia plastike rekomandon metodën më adekuate të trajtimit.

Ndërhyrjet mikrokirurgjike:

Mikrokirurgjia përdoret për të lëvizur indin nga një zonë e trupit, së bashku me enët dhe nervat e tij, në një zonë tjetër ku është e nevojshme. Për shembull, për një person të cilit i është hequr nofulla plotësisht, mund të bëhet një nofull nga tibia, ose për një individ të cilit i është hequr ezofag, mund të rikrijohet një ezofag i ri nga zorrët. Me këtë teknikë riparohen enët dhe nervat e dëmtuara.

Rikonstruksioni i gjirit:

Sot, shumë gra që marrin trajtim për kancerin e gjirit mund të heqin një pjesë ose komplet gjinjtë e tyre. Me miratimin e mjekut onkolog, kirurgjia plastike mund të përdoret për rikonstruktimin e gjirit. Kirurgjia rikonstruktive e gjirit mund të kryhet njëkohësisht me kirurgjinë onkologjike ose pasi të kenë përfunduar të gjitha trajtimet. Për trajtim përdoren indet ose protezat e gjirit të vetë pacientit.

Forma e Dytë e Opinionit Mjekësor

✓ Valid

NDAJ

12.07.2024 06:57

Kërkimi i mjekut

12.07.2024 06:57

Krijuar në

Bordi i Uebit dhe Editorialit Medicana

Spitalet tona me njësi {mjekësoreunit} Kirugjia Plastike

x