Organi që lëviz gjakun e pasur me oksigjen dhe lëndët ushqyese në të gjithë trupin tonë brenda sistemit të qarkullimit të gjakut dhe funksioni kryesor i të cilit është të pompojë gjak është 'Zemra'. Yemra është një pompë që punon pa ndërprerje, me strukturën e saj të fortë muskulore, që tkurret mesatarisht 60-80 herë në minutë dhe pompon afërsisht 4-6 litra gjak në organe. Sistemi më i rëndësishëm me të cilin punon është 'sistemi vaskular'. Ai mbledh gjak nga trupi ynë përmes sistemit venoz, e dërgon atë në mushkëri për oksigjenim dhe pompon gjakun e pasur me oksigjen përsëri në trupin tonë përmes arterieve. Departamenti i Kirurgjisë Kardiovaskulare është një njësi mjekësore që trajton sëmundjet (të lindura ose të fituara) që kanë të bëjnë me zemrën dhe sistemin vaskular, me trajtim medikamentoz ose ndërhyrje kirurgjike.
Sëmundjet kardiovaskulare janë ndër shkaqet e rënda të vdekjeve si në vendin tonë ashtu edhe në mbarë botën. Falë progresit të vazhdueshëm të mjekësisë moderne, shumë sëmundje mund të kontrollohen me diagnostifikim të hershëm. Në rastet e sëmundjeve kardiovaskulare që kërkojnë ndërhyrje kirurgjike, trajtimi i pacientëve tanë kryhet nga mjekë ekspertë në fushën e tyre.
Kirurgjia Kardiovaskulare trajton sëmundjet që lidhen me zemrën dhe sistemin vaskular.
Kirurgjia e bypass-it koronar:Arteriet që ushqejnë zemrën quhen "arterie koronare". Stenoza dhe bllokimi në këto vena shkaktojnë atak në zemër (infarkt miokardi). Sëmundja që zhvillohet tek njerëzit me presion të lartë të gjakut, diabeti, duhanpirja, obeziteti, stresi, pasiviteti dhe një histori familjare e sëmundjeve të arterieve koronare dëmton cilësinë e jetës. Procedura e bypass-it koronar kryhet me operacion në zemër të hapur për arteriet koronare stenotike në mënyrë kritike ose plotësisht të bllokuara. Në operacionin bypass, qarkullimi i gjakut rikthehet duke krijuar një urë përtej enëve koronare stenotike ose plotësisht të bllokuara me enët e marra nga një pjesë tjetër e trupit.
Kirurgjia e valvulave të zemrës: Valvulat e zemrës janë struktura të vendosura midis dhomave të zemrës, duke u hapur në drejtim të qarkullimit të gjakut dhe më pas duke u kthyer në pozicionin e tyre të mëparshëm, duke parandaluar që gjaku të ikë prapa. Në rastet e insufiçiencës së rëndë ose ngushtimit të rëndë (sëmundja reumatike)të valvulave të zemrës paraqitet nevoja për ndërhyrje kirugjike. Në varësi të sëmundjes në valvula (pamjaftueshmëria ose ngushtimi), valvulat mund të zëvendësohen ose riparohen me operacion në zemër të hapur.
Ndërhyrjet kirurgjike lidhur me tumoret e zemrës: Strukturat masive beninje ose malinje që përhapen nga organe të tjera përveç zemrës ose e kanë origjinën nga zemra quhen tumore kardiake. Në përgjithësi, tumoret beninje quhen miksoma, dhe tumoret malinje quhen angiosarkoma dhe rabdomiosarkoma. Ndërhyrjet kirurgjike për heqjen e tumoreve, përveç metodës klasike, kryhen edhe nëpërmjet prerjeve të vogla të quajtura minimalisht invazive që bëhet nën pjesën e gjirit.
Kirurgjia vaskulare periferike: Arteriet që ushqejnë organet dhe indet e tjera në trup, përveç zemrës dhe trurit, quhen arterie periferike. Sëmundjet që vijnë nga stenoza dhe okluzioni në këto vena trajtohen me metoda kirurgjike të quajtura bypass periferik ose endarterektomia. Në operacionet e bypass-it periferik, përdoret një venë ose venë artificiale nga një zonë tjetër e trupit. Në pacientët me aterosklerozë të rëndë që nuk mund të anashkalohet, ndonjëherë pllaka e ngurtësuar dhe e kalcifikuar brenda enës hiqet nga muri i enëve dhe pastrohet pjesa e brendshme e enës. Kjo procedurë njihet si 'endarterektomia'. Pas pastrimit të pjesës së brendshme të venës, zona e hapur mbyllet duke u arnuar me venën e vetë pacientit ose me venë artificiale. Përveç metodës së kirurgjisë së hapur, ekzistojnë edhe mundësi trajtimi për sëmundjet vaskulare periferike duke përdorur metoda të mbyllura dhe endovaskulare.
KKV minimale invazive: Kirurgjia kardiovaskulare minimale invazive është një metodë kirurgjike e cila aplikohet me prerje të vogla dhe siguron shërim të shpejtë. Në operacione të tilla, rreziku i traumës, humbjes së gjakut, dhimbjes pas operacionit dhe infeksionit është më i vogël. Përparësitë janë se koha e shërimit është më e shpejtë dhe ofron një pamje më të mirë në aspekt estetik.
Heqja e venave me bypass me prerje të vogla: Venat që do të përdoren në operacionet ee bypass-it merren nga zona të tjera të trupit të pacientit, si këmba ose krahu. Ndërsa në metodën klasike venat hiqen me prerje të mëdha, në metodën endoskopike venat hiqen me prerje të vogla.
Riparimet e aneurizmit të ventrikulit të majtë: Zgjerimi në formë baloni që ndodh pas një ataku kardiak në çdo pjesë të muskulit të zemrës në rajonin e barkushes së majtë të zemrës quhet aneurizëm i ventrikulit të majtë. Muskuli kapilar në zonën e zgjeruar dhe të zhvilluar nga aneurizmi nuk mund të tkurret dhe të kontribuojë në procesin e pompimit të gjakut. Një mpiksje mund të zhvillohet brenda aneurizmës, duke shkaktuar aritmi dhe dështim të zemrës. Goditja në tru mund të ndodhë edhe si rezultat i kalimit të mpiksjes apo trombit në tru. Aneurizma mund të korrigjohet duke përdorur teknika të ndryshme në varësi të regjionit ku shfaqet dhe madhësisë.
Operacionet e aneurizmit të aortës:Arteria kryesore që del nga zemra dhe shpërndan gjak të pastër në trup quhet 'Aorta'. Pasi aorta del nga zemra, ajo quhet me emra të ndryshëm gjatë gjithë rrjedhës së saj. Pjesa pasi del nga zemra quhet aorta ascendente, zona ku ajo përkulet quhet aortë, pjesa në zgavrën e kraharorit quhet aorta zbritëse (descendante) dhe pjesa në bark quhet aorta abdominale. Në këto zona të aortës mund të ndodhin zmadhime jonormale në formë të qeses. Këto gjendje, të quajtura aneurizma, duhet të monitorohen nga afër dhe me kujdes, posaëçrisht në rastet që rriten ose janë në rrezik të rupturës duhet të trajtohen me ndërhyrje kirurgjike.
Koronarografiaështë procesi i imazhit të enëve koronare që ushqejnë zemrën duke aplikuar material kontrasti. Procedura kryhet duke futur një kateter special në arteriet në ijë ose kyçin e dorës.
Testi CGM: Testi CGM, i njohur gjithashtu si kardiogoniometri, është një test i bazuar në kompjuter që lejon imazhe tredimensionale të aktivitetit elektrik të enëve që çojnë në zemër. Kjo metodë, e njohur edhe si 3D-EKG, mund të kryhet në një kohë të shkurtër ndërsa pacienti është në pushim, me ndihmën e elektrodave të ngjitura në shpinë dhe gjoks. Gjatë aplikimit nuk përdoren kimikate ose rrezatim. Testi CGM njihet si testi që tregon rrezikun e sulmit në zemër shumë më shpejt se metoda klasike.
Testi ABI: Testi i njohur si Indeksi Ankle-Brachial-Index përdoret në diagnostikimin e sëmundjes së arterieve periferike. Tek njerëzit me sëmundje të arterieve periferike, vërehen ngushtime të arterieve që ushqejnë krahët ose këmbët dhe çrregullime të qarkullimit të gjakut shoqërues. Testi ABI është një metodë matjeje e llogaritur duke vlerësuar presionin e gjakut të marrë duke vendosur një manshetë të presionit të gjakut në këmbë dhe krahë.