en ar ru mk sq ge de ba fr TR

Le të të thërrasim

Le të të thërrasim

×
✓ Valid
Rreth Nesh
Njësitë Mjekësore
Mjekët
Spitalet
Metodat e Trajtimit
Blog Shëndetësor

Informacion

Spitali Ndërkombëtar Medicana ka një sipërfaqe të brendshme prej 30,000 m2. Ky spital përbëhet nga dy departamente të ndërlidhura, duke përfshirë katet spitalore dhe ambulantore. Spitali ynë u ndërtua me kapacitetin dhe karakteristikat teknike për t'u shërbyer pacientëve nga Stambolli, Rajoni i Trakesë, dhe atyre nga Evropa.

Njësia e Kujdesit Mjekësor Intensiv dhe Kirurgjik, Njësia e Kujdesit Intensiv të Kirurgjisë Kardiovaskulare, Njësia e Kujdesit Intensiv Koronar dhe Njësia e Kujdesit Intensiv Neonatal, të gjitha janë projektuar duke përdorur mjetet më të fundit të teknologjisë dhe arkitekturës spitalore. Duke i dhënë përparësi komoditetit të pacientit, CIP, VIP, dhomat standarde të pacientëve dhe dhomat e pacientëve të kujdesit intensiv janë të pajisura me të gjitha sistemet e nevojshme për kryerjen e procedurave dhe trajtimeve mjekësore.

Spitali Ndërkombëtar Medicana i Stambollit është një spital konkurrues i bazuar në pozicionin e sektorit që u jep përparësi mjekëve me tituj akademikë, mjekëve, infrastrukturës teknologjike (kujdes intensiv të përgjithshëm, CVS, kujdes neonatal), pajisjeve, departamenteve dhe klinikave të specializuara, dhe shërbime hoteliere.

Sipërfaqja e brendshme prej 30,000 m2

Spitali Ndërkombëtar Medicana i Stambollit ka një kapacitet prej XXX shtretërve të pacientëve të shtruar, tetë salla operative, 26 shtretër vëzhgimi, 17 shtretër të kujdesit mjekësor intensiv dhe kirurgjik, 9 shtretër të kujdesit intensiv CVS, pesë shtretër të kujdesit intensiv koronar dhe dhjetë inkubatorëve në njësinë e kujdesit intensiv neonatal në një siperfaqe e brendshme prej 30000 m2.
Gjithashtu ofrohen parkingje me kapacitet prej 50 automjetesh dhe shërbimi i parkimit pa pagesë.

Dhomat

Dhoma Standarde

Dhoma Suitë

Spitali Ndërkombëtar i Stambollit Medicana ka 186 dhoma standarde të dizajnuara për të përmbushur nevojat e pacientëve dhe anëtarëve të familjes. Dhomat tona të pacientëve me hapësirë të mjaftueshme ofrojnë shërbime si mini-frigoriferë, televizorë, qasje në internet dhe kasafortë personale, duke plotësuar nevojat bazë të pacientëve dhe anëtarëve të familjes. Dhomat ndihmëse apo aneks kanë gjithashtu një divan me dy vende që dedikohen për shoqëruesit e pacientëve, dhe një broshurë informacioni për rrezikun e rënies, shufrave metalike të kapjes dhe kordona tërheqëse emergjente në banjot e dhomave.

Suitat e Spitalit Ndërkombëtar Medicana të Stambollit janë dizajnuar të tilla për të qenë "po aq komode sa shtëpia e juaj", pra për të përmbushur nevojat e ndryshme të pacientëve dhe shoqëruesve; dhomat përbëhen nga dy pjesë të veçanta. Një dhomë e veçantë është projektuar dhe në dispozicion për vizitorët, si pjesë e veçuar. Pacienti dhe shoqëruesit e tij kanë gjithashtu një televizor në dhomën e pacientit. Ky spital posedon vetëm katër suita, ku plotësohen me kujdes të gjitha kushtet higjienike, si dhe këto dhoma kanë një banjë të veçantë për shoqëruesit dhe një karrige për të pushuar. Butoni i thirrjes së infermierit pranë shtratit të pacientit, shufrat metalike të kapjes dhe kordonët e urgjencës në tualete dhe banjo ndihmojnë në parandalimin e rënies. Për pacientët dhe vizitorët në dhomë ofrohen komplete VIP me çaj/kafe.

Njësitë Mjekësore

Si te shkoj

Shërbimet Ofruara

Teknologjitë Mjekësore

Të gjitha pajisjet dhe shërbimet teknologjike mjekësore në dispozicion në Spitalin Ndërkombëtar Medicana Stamboll janë renditur si vijojnë më poshtë:


Image title

Linac

Linac është lloj i pajisjes - përshpejtues linear që ka aftësi gjenerimi të rrezatimit me energji të lartë, e cila përdoret në trajtimin e rasteve të kancerit. Kjo pajisje luan një rol vendimtar në terapinë me rrezatim, që ka si qëllim eliminimin ose kontrollin e qelizave kancerogjene. Kjo metodë shënjestron qelizat kancerogjene gjatë radioterapisë duke minimizuar dëmtimin e indeve të shëndosha. Falë kontrollit të dozës dhe veçorive të efikasitetit, Linac është një mjet për trajtimin e llojeve të ndryshme të kancerit.

Image title

PET-CT

Tomografia me emetim pozitron - Tomografia e kompjuterizuar (PET-CT) përdoret për imazheri mjekësore të avancuar. Imazhet e kombinuara të PET dhe CT mundësojnë të kemi një vlerësim gjithëpërfshirës duke bashkuar informacionin këtu atë anatomik dhe funksional. Përdoret kryesisht në diagnostikimin, planifikimin dhe monitorimin e kancerit. PET-CT mund të mbështesë diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve, vlerësimin e reagimit ndaj trajtimit mjekësor dhe përcaktimin e shkallës së përhapjes së sëmundjes.

Image title

MR totale e trupit

Skanimet MRI të të gjithë trupit janë një model i avancuar plotësues i ekzaminimit që u ofrohet individëve me shqetësime ose rreziqe në lidhje me kancerin, të cilët i nënshtrohen kontrolleve rutinore. I gjithë trupi, duke përfshirë trurin dhe qafën, imazhohet në një seancë të vetme. Skanimi ka për qëllim të japë informacion në fazën paraprake se simptomat e sëmundjes ose përhapja e tumorit. Përveç kësaj, individët me një rrezik familjar të tumoreve mund t'i nënshtrohen gjithashtu këtij ekzaminimi.

Image title

MR 1.5 Tesla

Imazheria me MR 1.5 Tesla është një test teknik që përdor radio valët për të kapur imazhe të detajuara të organeve të brendshme të trupit. Ky test mundëson zbulimin e sëmundjeve në rajone të ndryshme, si gjoks, abdomen, tru, mushkëri, gjunjë, zemër dhe pelvik.

Image title

Truebeam

Truebeam është është një pajisje përshpejtues linear që përdoret në trajtimin me radioterapi. Mund të përdoret për të trajtuar të gjitha llojet e kancerit që kërkojnë aplikim tëradioterapisë dhe fokusohen në tumore më të vogla se 0.5 mm. Veçanërisht, TrueBeam është i preferuar në trajtimin e tumoreve që gjenden afër trurit dhe organeve të tjera me vëllim të vogël dhe me rrezik të lartë në trup.

Image title

Lazeri Excimer

Lazeri Excimer është një pajisje për korigjimin e të të pamurit dhe gabimeve refraktive nëpërmjet miopisë, hipermetropisë dhe astigmatizmit duke i dhënë kornesë një formë më të barabartë. Përdoret në trajtimin e hipermetropisë, miopisë dhe astigmatizmit. Kjo pajisje, e cila mund të aplikohet shpejt dhe të korrigjojë defektet e shikimit, synon të eliminojë nevojën për syze dhe lente kontakti.

Image title

Spect CT

SPECT CT është një teknikë imazherie që përdor dy lloje të ndryshme imazherie veçmas ose së bashku me një skanim të vetëm të të gjithë trupit. Imazhet e kombinuara ofrojnë informacion në lidhje me funksionet e rajoneve të trupit dhe organeve. SPECT CT përdoret kryesisht për të hetuar nyjet limfatike të përfshira në kushte të tilla si kanceri i gjirit, melanoma malinje, tumoret e kokës- qafës, kanceri cervikal në fazën e hershme, dhe kanceri i fshikëzës.

Image title

Lazeri Femto Katarakt

Lazeri Femto Katarakt është një metodë që përdoret për trajtimin e sëmundjes së kataraktit, e cila dëmton të pamurit dhe zakonisht lind nga mjegullimi i thjerrëzave të syrit. Krijimi i prerjes së kornesë me lazer në vend të briskut synon të shkaktojë më pak dëmtime në indet përreth dhe të korrigjojë defektet astigmatike.

Image title

Mamografia dixhitale e përcjellur me Tomosintezë 3D

Mamografia dixhitale e përcjellur me tomosintezë 3D bën skanimin e indit të gjirit në tre dimensione. Kjo metodë lejon marrjen e imazheve të shumta nga këndvështrime të ndryshme, duke krijuar një imazh tredimensional të indit të gjirit në pjesë prej 1 mm. Kjo teknologji përdoret për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Image title

Sistemi 3D Imazherik dhe Navigimi për Biopsinë e Prostatës

Sistemi 3D Imazherik dhe Navigimi për Biopsinë e Prostatës kombinon imazhe tredimensionale, MR dhe ultratinguj në procedurat e biopsisë. Në saje të karakteristikave të navigimit mundëson zbulimin e tumoreve të kancerit. Kjo teknologji përdoret për diagnostikimin e hershëm të kancerit të prostatës.

Image title

DSA (Angiografi Dixhitale e Subtrakcionit)

DSA (Angiografia Dixhitale e Subtrakcionit) përdoret për imazhe të detajuara të të gjitha të enëve të gjakut të trupit. Me pamjet e marra mund të përcaktohen diagnoza të sëmundjeve vaskulare. Kjo metodë mund të detektoj gjendje të tilla si stenozë, keqformime dhe fistula në enë gjaku të pjesëve të ndryshme të trupit, duke përfshirë trurin, regjionin abdominal, lëkurën, krahët dhe këmbët.

Image title

Ultrasonografia (US)

Ultrasonografia (US) është një metodë që përdor valët e zërit për marrjen e imazheve. Diagnostifikimi i shumë sëmundjeve bëhet përmes aparateve me ultratinguj. Kjo pajisje, e cila nuk ka rrezik rrezatimi apo efekte anësore, nuk shkakton asnjë dhimbje te pacienti. Ultrasonografia, duke qenë pa rrezatim, siguron që pacienti të mos përjetojë ekspozim të panevojshëm ndaj rrezatimit gjatë procesit të imazhit.

Image title

Fuzion Lazer për Prostatë

Fuzion Lazer për Prostatë është një pajisje që përdoret te pacientët që vuajnë nga prostata.

Image title

Tomografia e kompjuterizuar (CT)

Tomografia e kompjuterizuar (CT) është një teknikë imazherike që përdor rreze X speciale për të krijuar imazhe të detajuara ose skanime të pjesëve të brendshme të trupit. Imazhet e marra me rreze X kombinohen për të gjeneruar imazhe tërthore të enëve, kockave dhe indeve të buta.

Image title

Mamografia

Mamografia, e cila përdor rrezatim me dozë të ulët për imazhe radiologjike, përdoret për shqyrtimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve të gjirit. Përdoret gjerësisht, veçanërisht për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Image title

Metoda me rreze X

Sistemet me rreze X ofrojnë vizualizim të pjesëve të brendshme të trupit. Kjo metodë mundëson imazhin e eshtrave dhe indeve brenda trupit tonë. Ka një rol në diagnostikimin e shumë sëmundjeve dhe planifikimin e proceseve të trajtimit mjekësor.

Ultrasonografia 4D e gjirit

Ultrasonografia 4D e gjirit është një pajisje imazherike që përdoret në diagnostikimin e kancerit të gjirit. Si një metodë shtesë për mamografinë, përdoret në skreningun e kancerit të gjirit, posaçërisht në indet e dendura të gjirit.

EUS (Endoultrasonografia)

EUS (Endoultrasonografia) është një procedurë që mundëson imazhin e organeve të brendshme me anë të ultrazërit e cila gjindet në pjesën e majës të aparateve të specializuara që përdoren në endoskopinë e traktit digjestiv. Kjo metodë përdoret për vendosjen e tumoreve në traktin digjestiv dhe organet në afërsi të saj (stomak, zorrët, fshikëzën e tëmthit, mëlçia, pankreasi) dhe ekzaminimin e lezioneve që gjenden nën sipërfaqen e traktit digjestiv.

EBUS (Ultrasonografia Endobronkiale)

Bronkoskopia është procedura që në mënyrë të drejtpërdrejtë vëzhgon të gjithë rrugët e frymëmarrjes me një pajisje imazherike të quajtur bronkoskop. Nga ana tjetër, EBUS (Ultrasonografia Endobronkiale) është një procedurë që mundëson ekzaminimin ultrasonografik si të murit të rrugëve të frymëmarrjes, ashtu edhe të mushkërive gjatë bronkoskopisë. Kjo metodë përdoret në diagnostikimin e gjendjeve të tilla si kanceri i mushkërive, gjakderdhja bronkiale, fibroza e mushkërive, limfoma dhe tuberkulozi.

Mjekët

Shiko të gjitha
x