Çka është Gastroenterologjia?
Gastroenterologjia – paraqet degën e shkencës që merret me trajtimin e sëmundjeve të organeve të tretjes dhe ato që ndodhen në zonën – hapësirën brenda abdomenit siç janë ezofagu, stomaku, zorra e hollë, zorra e trashë (koloni), anusi, të cilat ndodhen në kanalin e sistemit tretës, anusi, mëlçia, fshikëza e tëmthit, kanalet biliare, pankreasi, dhe peritoneumi, që rrethon zgavrën e brendshme të barkut.
Kush është mjeku Gastroenterolog?
Mjekët që specializohen në gastroenterologji quhen 'Gastroenterologë'. Me fjalë të tjera, gastroenterolog është emri që u jepet mjekëve që janë specializuar në sëmundjet e sistemit tretës (sistemi gastrointestinal), të cilët pas 6 vitesh edukim mjekësor, 5 vjet specializim në mjekësinë interne, së paku duhet të kanë 3 vjet specializim në metodat e diagnostikimit dhe trajtimit endoskopik të këtyre sëmundjeve.
Cilat sëmundje i trajton Gastroenterologjia?
Diagnoza dhe trajtimi i të gjitha sëmundjeve që lidhen me sistemin tretës kryhet nga reparti i gastroenterologjisë. Të gjitha procedurat endoskopike të përdorura për qëllime diagnostikimi dhe trajtimi, si endoskopia e sistemit të sipërm gastrointestinal (gastroskopia), kolonoskopia, ERCP (kolangiopankreatografia retrograde endoskopike), ultrasonografia endoskopike (EUS) dhe enteroskopia, janë metoda diagnostikuese dhe trajtimi të aplikuara nga specialistë në këtë fushë. Për të përmbledhur shkurtimisht sëmundjet me të cilat merret gastroenterologjia janë si vijon:
- Gastriti
- Dispepsia (mos-tretja)
- Sëmundja e ulçerës peptike
- Kanceri i stomakut
- Sëmundja e refluksit gastroezofagal
- Kanceri i ezofagut
- Sëmundja e mëlçisë yndyrore
- Hepatiti (hepatiti B, hepatiti C, hepatiti autoimun, sëmundja e Wilson-it, hemokromatoza, cirroza primare biliare, kolengiti primar skleroz, hepatiti alkoolik)
- Cirroza e mëlçisë
- Sëmundjet e pankreasit (kanceri i pankreasit, cista, inflamacion i pankreasit)
- Gurët në fshikëzën e tëmthit dhe në rrugët biliare, kanceret
- Sindroma e zorrës së irrituar (sindroma e zorrës irritable)
- Kapsllëku
- Sëmundjet inflamatore të zorrëve (koliti ulceroz, sëmundja e Crohn)
- Sëmundja Celiake
- Kanceri i zorrës së trashë (kolonit).
- Hemorroide, çarje anale, fistula anale
- Sëmundjet e peritoneumit (membrana e barkut).
Procedurat e kryera në Repartin e Gastroenterologjisë?
Altrnativat e diagnostikimit dhe trajtimit të teknologjisë së avancuar të aplikuara në njësitë tona të endoskopisë dhe laboratorët brenda repartit të Gastroenterologjisë;
- Endoskopia e sistemit të sipërm gastrointestinal (gastroskopia)
- Kolonoskopia
- ERCP (Kolangiopankretografia Retrograde Endoskopike)
- Ultrazëri endoskopik (EUS)
- Elastografia transiente e mëlçisë (Fibroscan)
- Zgjerimi i strukturave të sistemit gastrointestinal me anë të balonit dhe kandeles (zgjerimi i ngushtimeve në ezofag, stomak, zorrë të hollë dhe të trashë me metodën balon ose kandele)
- Vendosja endoskopike e stentit në strukturat e sistemit gastrointestinal (të tretjes).
- Skleroterapia, hemoklipi, aplikimi i plazmës me laser argon në rastet e gjakderdhjeve gastrointestinale
- Aplikimi i ligatimit në variçet e ezofagut
- PEG (Gastrostomi endoskopike perkutane)
- Baloni gastrik dhe botox stomaku
- pH matës, Manometër
- Biopsia e mëlçisë