en ar ru mk sq ge de ba fr TR

Le të të thërrasim

Le të të thërrasim

×
✓ Valid
Rreth Nesh
Njësitë Mjekësore
Mjekët
Spitalet
Metodat e Trajtimit
Blog Shëndetësor

Endokrinologjia dhe Sëmundjet Metabolike

Çka është Endokrinologjia dhe Sëmundjet Metabolike

Sistemi që merret me studimin e gjëndrave endokrine quhet endokrin dhe dega e shkencës që studion çrregullimet që ndodhin në këto gjëndra quhet endokrinologji. Gjëndrat endokrine janë organe të vendosura në sistemin endokrin, që luajnë rol në sintetizimin dhe sekretimin e hormoneve. Hormonet e prodhuara nga gjëndrat kanë funksione të ndryshme në trup. Përveç funksionit të tyre në riprodhim, zhvillim, rritje dhe metabolizëm, hormonet kontrollojnë edhe reagimet tona.

Vendet ku ndodhen gjëndrat endokrine në trup janë tiroidja, pankreasi, vezoret te femrat, testikujt te meshkujt, gjëndra mbiveshkore, paratiroidja, hipofiza dhe hipotalamusi. Problemet që ndodhin në këto gjëndra janë faktor të sëmundjeve të ndryshme. Mjekët endokrinologë, pra ekspertë të kësaj fushe, fillimisht diagnostikojnë dhe më pas trajtojnë sëmundjet që dalin nga gjëndrat.

Çfarë sëmundjesh trajton reparti i sëmundjeve endokrinologjike dhe metabolike?

Reparti i endokrinologjisë dhe sëmundjeve metabolike merret me trajtimin e çrregullimeve hormonale dhe metabolike. Sëmundjet e përfshira në këtë njësi janë si më poshtë:

Diabeti

Sëmundja më e zakonshme në mesin e sëmundjeve endokrinologjike dhe metabolike është diabeti. Diabeti; është një gjendje në të cilën pankreasi, ku ndodhen gjëndrat, nuk mund të prodhojë mjaftueshëm insulinë ose insulinën e prodhuar nuk mund ta përdorë në mënyrë efektive. Kjo sëmundje është ndër sëmundjet që mund të zgjasin gjatë gjithë jetës.

Një pacient me diabet ka shumë sheqer në gjak. Pacientët e diagnostikuar me diabet pas matjes së rregullt të niveleve të sheqerit në agjërim dhe pas ngrënies ndahen më së shpeshti në dy lloje si "Tipi 1" dhe "Tipi 2". Pasi të përcaktohet lloji i sëmundjes, fillon mjekimi me ilaçe ose insulinë nën mbikëqyrjen e mjekut për të parandaluar dëmtime më të mëdha në organizëm.

Obeziteti

Obeziteti, i njohur edhe si mbipesha më gjerësisht në popull, është një sëmundje shumë e zakonshme në botë. Janë faktorë të ndryshëm për këtë diagnozë, e cila u jepet njerëzve që kanë snivel të lartë të yndyrës sipas indeksit të tyre trupor. Ushqimi i parregullt dhe jo i shëndetshëm, problemet gjenetike mund të çojnë në obezitet, si dhe rezistenca ndaj insulinës, sëmundjet e tiroides dhe gjëndrës mbiveshkore, çrregullimet e vezoreve ose hipofizës gjithashtu mund të jenë faktorë. Pas obezitetit të shkaktuar nga faktorë endokrin, mjeku fillon procesin e trajtimit të pacientit nën kontrollin e një dietologu specialist.

Gjëndra Tiroide

Gjëndra tiroide, e cila është faktori kryesor në shpejtësinë e metabolizmit në trupin e njeriut, kur nuk prodhon dhe deponon siç duhet shkakton mosfunksionim të organeve.

Në rastin e sekretimit të tepërt të hormoneve të tiroides, shfaqen simptoma si: palpitacione, nervozizëm, humbje të tepërt në peshë, djersitje të shtuar, dridhje në duar, rënie të flokëve dhe lëkurë të hollë dhe të lagësht. Në rast të gjëndrës tiroide joaktive, vërehet lodhje, përgjumje, intolerancë ndaj të ftohtit, kapsllëk, depresion, dhimbje kyçesh, lëkurë të thatë, dëshirë të ulët seksuale dhe çrregullimt të ciklit menstrual.

Hipertensioni

Hipertensioni, që shfaqetr si presioni i lartë i gjakut, është një sëmundje që shkakton sëmundje tjera të rënda kur nuk mund të kontrollohet. Hipertensioni, dëmton enët e gjakut që çojnë në zemër, tru dhe veshka; mund të çojë në pasoja të tilla si atak në zemër, dështim të veshkave dhe goditje në tru.

Steriliteti

Ekzistojnë me miliona çifte në botë që nuk kanë fëmijë. Gjatë këtij procesi provohen procese të ndryshme trajtimi. Është e mundur të kesh një fëmijë me metodat e duhura të trajtimit në këtë periudhë të mundimshme të shkaktuar nga sëmundjet endokrine. Njësia e endokrinologjisë dhe sëmundjeve metabolike merret e trajtimin e problemeve të tilla si parregullsi menstruale, menopauzë, dobësi seksuale dhe sindromën e vezores policistike.

Rritja

Një nga hormonet që gjendet në trup është edhe hormoni i rritjes. Çrregullimet që ndikojnë në hormonin e rritjes trajtohen si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit. Korrigjimi i hormonit të rritjes siguron që fëmijët të mos mbeten më të shkurtër se moshatarët e tyre dhe të rriten në mënyrë të ekuilibruar. Kjo sëmundje, e cila vlen edhe për adoleshencën apo të rriturit, mund të ndikojë psikologjikisht tek personi në të ardhmen.

Rritja e tepërt e qimeve

Rritja e tepërt e qimeve, e njohur edhe si hirsutizëm, ka shkaqe të ndryshme. Një nga këto është rritja e hormoneve mashkullore tek femrat. Ky çrregullim hormonal, i cili shkakton probleme si thellimi i zërit, parregullsi menstruale, rënia e flokëve të modelit mashkullor, zmadhimi i mollës së Adamit dhe tkurrja e gjoksit, mund të trajtohet me medikamente. Rritja e tepruar e qimeve mund të vërehet edhe tek gratë që shtojnë peshë në një kohë të shkurtër pas menopauzës ose lindjes. Kjo sëmundje, e cila mund të ndodhë për shkak të një tumori të gjëndrës mbiveshkore ose ovarian, mund të shihet edhe si një efekt anësor i disa ilaçeve.

Osteomalacia dhe Rakiti

Osteomalacia është një sëmundje zbutëse e kockave që vlen për të rriturit, ndërsa rakitizmi te fëmijët. Përveç çrregullimeve hormonale, kjo sëmundje mund të shkaktohet edhe nga pamjaftueshmëria apo mungesa e vitaminës D. Plakja dhe menopauza janë ndër faktorët e tjerë që shkaktojnë sëmundjen. Vitamina D mund të merret nga dielli në periudha të caktuara të ditës, ose mund të plotësohet me medikamente shtesë. Megjithatë, për të parandaluar këtë sëmundje, është e nevojshme të jeni nën mbikëqyrjen e një mjeku.

Sëmundjet e gjëndrës mbiveshkore

Kortizoli është një hormon që sekretohet nga gjëndra mbiveshkore. Sëmundja e shkaktuar nga sekretimi i tepërt ose marrja e jashtme e kortizolit quhet "sindroma e Cushing". Edhe pse kjo sëmundje është më e zakonshme tek femrat, është një sëmundje e rrallë. Shtimi në peshë, lëkura e plasaritur, gurët në veshka, grumbullimi i yndyrës në zonën e qafës, rritja e qimeve tek gratë dhe sheqeri i lartë në gjak janë disa simptoma të kësaj sëmundjeje. Përveç kësaj sëmundje, e cila mund të trajtohet me kirurgji ose medikamente, ka edhe sëmundje të tjera të gjëndrës mbiveshkore. Masa mbiveshkore dhe pamjaftueshmëria e gjëndrës mbiveshkore (sëmundja e Addison-it) duhet gjithashtu të kontrollohen dhe trajtohen nën endokrinologjinë dhe sëmundjet metabolike.

Forma e Dytë e Opinionit Mjekësor

✓ Valid

NDAJ

12.07.2024 06:56

Kërkimi i mjekut

12.07.2024 06:56

Krijuar në

Bordi i Uebit dhe Editorialit Medicana

Spitalet tona me njësi {mjekësoreunit} Endokrinologjia dhe Sëmundjet Metabolike

x