en ar ru mk sq ge de ba fr TR

Le të të thërrasim

Le të të thërrasim

×
✓ Valid
Rreth Nesh
Njësitë Mjekësore
Mjekët
Spitalet
Metodat e Trajtimit
Blog Shëndetësor

Çka është Kanceri Gastrik?

Çka është Kanceri Gastrik?

90% e rasteve të kancereve gastrik janë adenokarcinoma. Me fjalë të tjera, kur përmendet kanceri gastrik, nënkuptohet lloji i kancerit që zakonisht përbëhet nga qelizat që rreshtojnë sipërfaqen e brendshme të lukthit. Lloji i kancerit i quajtur limfoma e ka origjinën nga qelizat e nyjeve limfatike dhe gjithashtu mund të shihet më rrallë në lukth. Ndërsa në raset më të rrallë, tumoret neuroendokrine që lindin nga qelizat sekretuese të hormoneve dhe tumoret stromale gastrointestinale me origjinë nga muri i lukthit mund të zhvillohen në lukth.

Çfarë e shkakton Kancerin Gastrik?

Kanceri gastrik shfaqet si rezultat i mekanizmit kompleks të shumë faktorëve mjedisortë rrezikut, si regjimi i ushqimit dhe pirja e duhanit, së bashku me faktorët gjenetiktë rrezikut. Në të gjithë botën, 70% e rasteve të kancereve gastrikë vëzhgohen në shtetet në zhvillim, dhe frekuenca e paraqitjes së tyre është në rënie për shkak të rritjes së ndërgjegjësimit për faktorët e rrezikut që shkaktojnë sëmundjen. Është më e zakonshme tek meshkujt, dhe ka një predispozitë më të madhe në familjet me karakteristika specifike gjenetike. Përveç faktorit me prapavijë gjenetike, faktori më kritik në shfaqjen e sëmundjes janë faktorët mjedisortë rrezikut.

Cilët faktorë ndikojnë në rritjen e rrezikut të Kancerit Gastrik?

Helicobacter pylori, i cili lidhet drejtpërdrejt me kancerin e lukthit dhe njihet gjerësisht si ndër mikrobet e lukthit, transmetohet tek njerëzit përmes ujit dhe ushqimit të infektuar, zakonisht në fëmijëri. Ky lloj i bakteries, i cili jeton i qetë në lukth për një kohë të gjatë, shkakton gastrit dhe ulçerë, ndërsa më rrallë kancer në stomak, me kalimin e kohës. Konsumimi i duhanit dhe produkteve të tjera të duhanit, produkteve tepër të kripura ose të kripura (si peshku turshi, turshitë), të gjitha llojet e produkteve të thekura që përmbajnë substanca kancerogjene të quajtura nitrite dhe nitrozamina (si buka e thekur, pjesa e djegur e mishit), konsumimi i tepërt i produkteve të tymosura (si p.sh. produktet e pjekura në skarë), konsumimi i tepërt i alkoolit, konsumimi i një diete me pak fibra, që nënkupton konsumimi i më pak perimeve dhe pemëve, agrumet e ulëta, domethënë marrja e ulët e vitaminës C, janë faktorë rreziku për kancerin gastrik. Përveç kësaj, obeziteti, i cili është një nga problemet më të mëdha të shekullit tonë, në studimet e fundit, është një tjetër faktor rreziku që ndikon në rritjen e shfaqjes së kancerit gastrik. Rreziku i kancerit gastrik rritet tek ata që punojnë në industrinë e metalit si qymyri, kallaji, zinku, bakri dhe industria e gomës. Për më tepër, kanceri gastrikkrahasuar me segmentet e tjera të shoqërisëështë vërejtur në rritje te personat, të cilëve iu është hequr një pjesë e lukthit 15-20 vjet më parë.

Cilat janë simptomat e Kancerit Gastrik?

Meqenëse kanceri gastrik është zakonisht shumë i heshtur dhe tinëzar, zakonisht shkakton ankesa dhe simptoma në fazat më të avancuara të sëmundjes. Për këtë arsye, shumica e pacientëve të diagnostikuar i drejtohen mjekut në fazën e vonshme. Personat që kanë një histori familjare dhe konsumojnë produkte kancerogjene siç janë duhani, alkool të tepërt dhe ushqime të tymosura të kripura duhet të konsultohen me një mjek sa më shpejtë të jetë e mundur kur kanë ankesa të ndërlidhura me stomakun si ngopje e hershme, ënjtje, dhimbje stomaku që nuk largohet përkundër trajtimit, nauzea, të vjellat, specialisti i gastroenterologjisë duhet të bëjë ekzaminimet e nevojshme. Me pak fjalë, simptomat e kancerit gastrik zakonisht janë si vijon më poshtë:

  • Humbje oreksi, dhimbje të forta stomaku, ngopje e hershme, nauze, të vjella
  •  Humbje ekstreme e papritur e peshës, pavarësisht nga dieta apo ushtrimet fizike
  •  Vështirësi në gëlltitje, vështirësi në kalimin e ushqimit në stomak, ndjenjën e ngecjes së ushqimit
  •   Dobësi, lodhje, ndjenja e vështirësisë në frymëmarrje, marramendje, zbehje për shkak të humbjes së gjakut
  •   Jashtëqitje me ngjyrë të zezë, të vjella me gjak
  •   Ngurtësi e palpueshme në stomak dhe abdomen

 

Si diagnostifikohet kanceri gastrik?

Endoskopia e sistemit të sipërm të tretjes (gastroskopia) e kryer nga një mjek gastroenterolog i trajnuar dhe me përvojë është metoda standarde e artë e ekzaminimit në rastet kur dyshohet për kancer gastrik, me analizat e gjakut të kryera me ankesa dhe gjetje dhe disa metoda imazherike (si ekografia abdominale apo tomografia).

Stages of Gastric Cancer

Ashtu si me të gjithë kanceret, jetëgjatësia dhe mënyra e trajtimit të kancerit të gastrik dallon sipas fazës së kancerit. Për këtë arsye, është thelbësore të dihet stadi i pacientit pas diagnostikimit të kancerit gastrik. Ndërsa është i mundur trajtimi dhe heqja e indit kanceroz në mënyrë endoskopike pa pasur nevojë për operim kirurgjik në fazën e sëmundjes, që quhet kancer i hershëm gastrik dhe përfshin vetëm shtresat e sipërme të stomakut, trajtimi me kimioterapi del në pah në fazën e fundit të sëmundjes, në tëashtuquajturën Faza 4.

Faza 1: Në këtë fazë, kanceri nuk është rritur apo shfaqur në pjesën e poshtme të shtresës së sipërme të qelizave në mukozë, dhe nuk është përhapur në asnjë nyje limfatike ose pjesë të tjera të trupit.

Faza 2: Kanceri është rritur nën shtresën e sipërme të qelizave. Sidoqoftë, nuk ka arritur ende në shtresën kryesore të muskujve. Është përhapur vetëm në tre deri në gjashtë nyjet limfatike pranë stomakut. Kanceri ende nuk është përhapur në organe të tjera larg stomakut.

Faza 3: Kanceri është rritur në shtresën muskulore kryesore të stomakut dhe është përhapur në shtatë ose më shumë nyje limfatike, por nuk është përhapur në inde ose organe të tjera përveç stomakut.

Faza 4: Kjo është faza më e avancuar e sëmundjes dhe qelizat kancerogjene janë përhapur në pjesë të tjera të trupit jashtë stomakut.

Trajtimi i Kancerit Gastrik

Forma dhe metoda e trajtimit të gastrik ndryshon sipas fazës në të cilën është diagnostikuar sëmundja dhe gjendjes klinike të pacientit. Prandaj, shkalla e suksesit të trajtimit ndryshon në varësi të gjendjes së pacientit. Duhet theksuar sërish se sa më herët të diagnostikohet kanceri aq më i mirë është shkalla e suksesit të trajtimit dhe jetëgjatësia e pacientit. Ndëryrja kirurgjike, kimioterapia, radioterapia, terapia e synuar ose metodat e imunoterapisë mund të përdoren të vetme ose të kombinuara në trajtimin e kancerit gastrik.

Kanceri gastrik dhe Kimioterapia

Kimioterapia është administrimi i barnave të zhvilluara për trajtimin e kancerit tek pacienti me mjete intravenoze ose orale. Këto barna hyjnë në organizëm dhe në përgjithësi i shfaqin efektet e tyre duke u përzier me gjakun dhe duke shkuar në vendin e parë të daljes ku ndodhen qelizat kancerogjene dhe në organet dhe indet e tjera ku qelizat kancerogjene përhapen, pra japin metastaza. Në kancerin gastrik, aplikohet jo vetëm kimioterapia, por edhe radioterapia mund të aplikohet së bashku.
Nëse kimioterapia jepet para operacionit të kancerit të stomakut, ajo quhet kimioterapi neo-ndihmëse. Qëllimi është të shkaktoj tkurrjen e tumorit para operacionit dhe të ndihmohet në këtë aspekt.
Nëse kimioterapia jepet pas operacionit, ajo quhet kimioterapi ndihmëse. Qëllimi këtu është eliminimi i kancerit të stomakut dhe parandalimi i përsëritjes së kancerit.
Nëse jepet së bashku me radioterapi postoperative, pra terapi me rrezatim dhe kimioterapi, quhet kemoradioterapi. Kjo metodë është e dobishme për kanceret që kirurgjia nuk mund t'i largoj fare.

Operimi kirurgjik i Kancerit Gastrik

Operimi kirurgjik ka dy qëllime kryesore në trajtimin e kancerit gastrik. Këto qëllime janë për të trajtuar kancerin e stomakut dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së pacientit duke trajtuar çrregullimet e sistemit tretës si çrregullimet e të ngrënit të lidhura me kancerin, të vjellat dhe gjakderdhjet. Për këtë qëllim mund të aplikohet heqja e plotë e stomakut e quajtur gastrektomia totale ose heqja e një pjese të stomakut e quajtur gastrektomia parciale. Gjatë operacionit hiqen edhe indet kancerogjene të stomakut dhe nyjet limfatike përreth. Kohëzgjatja e operacionit mund të zgjasë 2-5 orë, në varësi të vështirësisë së procedurës, pacientit dhe faktorëve të tjerë shtesë.

Rreziqet dhe komplikimet e mundshme në operimin kirurgjik të Kancerit Gastrik

Ashtu si me çdo operacion madhor, kirurgjia gastrike ka shumë rreziqe. Mund të zhvillohen dhe shfaqen disa efekte anësore të rënda dhe fatale, të tilla si gjakderdhja postoperative, infeksioni, drenazhim nga lokacioni kirurgjik në indet përreth, dhe çrregullime të zemrës dhe mushkërive për shkak të anestezionit.

Jeta pas operacionit të Kancerit Gastrik

Meqenëse gjatë operacionit hiqet një pjesë ose i gjithë stomaku, pacientët duhet të ushqehen shpesh dhe në racione apo shujta më të vogla. Shujtat e lehta me proteina dhe me pak karbohidrate mund t'i ndihmojnë pacientët të ndihen më mirë pas një vakti. Adaptimi me një mënyrë të re të të ushqyerit pas operacionit në stomak mund të marrë kohë dhe durim. Njohja se simptomat shqetësuese si ngërçet e barkut dhe dhimbja zakonisht përmirësohen ose do të përmirësohen me kalimin e kohës mund të jetë e dobishme. Shumë pacientë kthehen nëzakonet e tyre të rregullta ose gati normale të të ngrënit një vitpas operacionit të kancerit gastrikgjatë periudhës së rikuperimit.

Regjimi i ushqimit i personave me Kancer Gastrik

Te njerëzit me kancer gastrik, mund të parqitet nevoja për largim të një pjesë ose gjithë stomakut. Kjo, nga ana tjetër, ndikon në oreksin e pacientëve dhe mënyrën e tretjes së ushqimit. Në shumë pacientë, mund të shkaktojë humbje të oreksit, humbje peshe, dhimbje stomaku dhe një ndjenjë të ngopjes së hershme. Kjo mund të kërkojë që njerëzit të ndryshojnë zakonet e tyre të të ngrënit duke përgatitur një listë ushqimore për kancerin gastrik nën përcjelljen e një eksperti - dietologu.
Një dietë e ekuilibruar është thelbësore në trajtimin e kancerit gastrik pas operacionit. Për shembull, konsumimi i frutave me pak fibra, jo të forta, perimeve të gatuara dhe peshkut rekomandohet në vend të frutave të detit.
Duhet të shmangen ose të minimizohet konsumimi iushqimeve të përpunuara. Ushqime të tilla si pastërma dhe sallçiçet duhen shmangur, ashtu siç duhet të shmangen sheqeri, ushqimet e paketuara dhe ushqimet e përpunuara me ëmbëlsues..

Shkalla e suksesit dhe jetëgjatësia e trajtimit të Kancerit Gastrik

Shkalla e suksesit në trajtimin e kancerit gastrik ndryshon sipas fazës së sëmundjes, moshës dhe gjendjes fizike të pacientit. Megjithatë, faza e kancerit është treguesi më kritik që ndikon në suksesin e trajtimit dhe jetëgjatësinë. Gjatë vlerësimit të përgjigjes ndaj trajtimit, normat e mbijetesës së pacientëve brenda pesë viteve pas trajtimit u morën si bazë. Nëse kanceri zbulohet në fazën e parë, pra nëse diagnostikohet dhe trajtohet para se të përhapet përtej stomakut, shkalla e mbijetesës 5-vjeçare është 70%. Nëse kanceri është në fazën e dytë, shkalla e mbijetesës 5-vjeçare pas trajtimit është 32-45%. Në fazën e tretë është 9-20%. Nëse kanceri është përhapur në një pjesë të largët të trupit përveç stomakut, pra, është në fazën e katërt, shkalla e mbijetesës 5-vjeçare është 4%.

NDAJ

01.01.0001 12:00

Kërkimi i mjekut

23.07.2024 12:32

Krijuar në

Bordi i Uebit dhe Editorialit Medicana

x