en ar ru mk sq ge de ba fr TR

Le të të thërrasim

Le të të thërrasim

×
✓ Valid
Rreth Nesh
Njësitë Mjekësore
Mjekët
Spitalet
Metodat e Trajtimit
Blog Shëndetësor

Trajtimi In Vitro (IVF)

Çka është PRP?

Në metodën PRP, gjaku i marrë nga pacienti ndahet me anë të një procesi unik me anë të si cilës përftohet plazma. Plazma e fituar është e pasur me pllakëza gjaku (trombocite), funksioni primar i të cilave është koagulimi i gjakut. Kjo plazmë i ipet pacientit me injeksion. Trombocitet ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave me faktorët e rritjes në përmbajtje. Falë procesit PRP, arrihet rigjenerimi natyral pa i dhënë organizmit substanca dhe barna të huaja me 3-4 aplikime në interval kohor prej 2-4 javë.

 Metoda PRP në trajtimin IVF

Trajtimi me IVF u jep çifteve mundësinë për të lindur një fëmijë në mënyrë natyrale dhe me terapi të ndryshme të frytnimit të asistuar për riprodhim. Sidomos te femrat, probleme të tilla si çrregullimet e ovulacionit dhe infertiliteti mund të vërehen në moshat e shtyra. Nëse shkalla e dëshiruar e suksesit nuk arrihet pavarësisht përpjekjeve për shtatzëni, mund të nevojiten disa aplikime mbështetëse. Viteve të fudnit, metoda PRP, e zbatuar për rigjenerimin e indeve dhe organeve në degë të ndryshme, është përdorur për probleme të tilla si infertiliteti, rigjenerimin e vezoreve, dhe heqja e problemeve të membranës intrauterine në procesin e IVF. Me aplikimin e PRP, çiftet që zakonisht kanë një shans të ulët për shtatzëni mund të kenë ndikim të lartë në arritjen e shtatzënisë. Hulumtimet për PRP në fushën e IVF-së kanë treguar se mbështetja që jep aplikimi i PRP-së që merret nga gjaku i pacientit në membranën e mitrës, krahas trajtimit të vazhdueshëm, rrit suksesin e shtatzënisë tek pacientët, trashësia e membranës së mitrës së të cilëve është më e hollë, dhe paraqitet si e nevojshme gjatë trajtimit IVF. Aplikimi i PRP në procesin e trajtimit IVF është në thelb marrja e gjakut të vetë pacientit dhe procesi i kthimit të gjakut të marrë të pasuruar me trombocite, dhe bartjen e gjakut në mitër të pacientit. Përveç faktit se siguron trashjen e duhur të parametrave të endometriumit, gjtihashtu ndikon edhe në përmirësimin e rezervës së dobët ovariane, dhe në rritjen e cilësisë së vezës.

Për kë mund të aplikohet metoda PRP në trajtimin e fertilizimit in vitro (IVF)?

Një nga parametrat më kritikë që rrisin mundësinë e ngjizjes në trajtimin IVF është numri i vezëve dhe cilësia e vezëve të gruas. Një nga faktorët më thelbësorë që ndikon në rezervën e vezëve është mosha. Kur gruaja është mbi 37 vjeç, numri i vezëve zvogëlohet në mënyrë rapide. Disa gra nën moshën 40 vjeç mund të kenë gjithashtu një rënie të shpejtë të numrit të vezëve për shkak të menopauzës së hershme. Shtatzënia mund të arrihet me trajtimin e fekondimit in vitro tek gratë me numër të reduktuar të vezëve. Me aplikimin e PRP në vezore tek gratë me një histori të menopauzës së hershme, tek gratë me numër të reduktuar të vezëve dhe tek gratë me cilësi të dobët të vezëve dhe embrionit, mundësia e shtatzënisë mund të rritet duke dhënë efekte pozitive në numrin dhe cilësinë e vezëve.

Parametri i shtresimit të i mitrës është një tjetër fushë ku përdoret metoda PRP në IVF. Në rast të dëmtimit të endometrit (mund të dëmtohet për shkak të injeksioneve, procedurave të përsëritura të kiretazhit ose operacioneve intrauterine), kjo shtresë nuk trashet dhe shfaqet një gjendje e quajtur endometrium i hollë. Pacientët nuk mund të mbeten shtatzënë pasi endometriumi i hollë pengon që embrioni të aderojë në fekondimin in vitro. Në këta pacientë me dështim të përsëritur të IVF, ngjitja (sinechia) mund të hapet me histeroskopi, dhe trashja endometriale mund të arrihet me aplikime të përsëritura të PRP endometriale. Shtatzënia është e mundur.

  • Nëse themi se metoda PRP mund të aplikohet për cilët kategori,
  • Në gratë që kanë probleme të tilla si trashësia e murit të mitrës dhe cilësia e vezës,
  • Në ata që dështojnë në një ose më shumë përpjekje për trajtim të IVF,
  • Në gratë me rezervë të zvogëluar ovariane,
  • Mund të aplikohet për gratë që i nënshtrohen trajtimit IVF në moshë të shtyrë.

Si aplikohet metoda PRP në trajtimet IVF?

PRP OVARIAne (në vezore)

Injeksioni PRP bëhet duke hyrë në vezore me një gjilpërë të hapur, ngjashëm si tek procesi i mbledhjes së vezëve. Efekte pozitive mund të arrihen në numrin dhe cilësinë e vezëve.

PRP ENDOMETRIALE

Është procedura PRP që kryhet në mitër. Mund të rrisë trashjen e endometriumit në pacientët me endometrium të hollë, ku endometriumi (shtresa e brendshme e mitrës) nuk trashet dhe të lehtësojë ngjitjen e embrionit, dhe ndikim në rritjen dhe mundësinë e shtatzënisë tek gratë me dështim të përsëritur të IVF.

Cilat janë ekzaminimet dhe përgatitjet në metodën PRP?

Përpara aplikimit të PRP, kryhet një ekzaminim ultrasonografik dhe bëhen analiza për të vëzhguar rezervën ovariane të gruas, gjetjet intrauterine dhe trashësia e mitrës. Pas këtyre ekzaminimeve dhe testeve, metoda PRP mund të planifikohet nëse gjendet një kandidat i përshtatshëm.

Si të vazhdohet më tutje pas aplikimit PRP?

Gratë që përjetojnë çrregullime në ciklin menstruale pas aplikimit mund t'u rekomandohet të përdorin barna që rregullojnë ciklin menstrual.

Pas aplikimit, kontrolli kryhet në ditën e dytë ose të parë të ciklit menstrual, në varësi të gjendjes dhe vendimit të mjekut. Gjatë këtij ekzaminimi, poashtu kontrollohen dhe vezoret dhe folikulat.

NDAJ

01.01.0001 12:00

Kërkimi i mjekut

23.07.2024 12:43

Krijuar në

Bordi i Uebit dhe Editorialit Medicana

x