Medicana Healthcare Group, një nga pionierët e Turqisë në sektorin privat të kujdesit shëndetësor, vazhdon të jetë një ndër lojtarët kyç në industrinë e kujdesit shëndetësor duke ofruar shërbime të kujdesit shëndetësor në nivel të standardeve ndërkombëtare. Me stafin e saj akademik, infrastrukturën e ekspertëve, dhe qasjen inovative, Medicana njihet si një qendër referimi e kujdesit shëndetësor. Me 16 spitalet e saj dhe investimet të theksuara në sektorin e kujdesit shëndetësor, Medicana ofron alternativa të trajtimit për miliona pacientë. Duke themeluar një qendër të re të kujdesit shëndetësor në Aeroportin e Stambollit, e cila shërben si pikë hyrëse në Stamboll për një mesatare prej 100 milionë pasagjerësh në vit, Medicana synon të sjellë një kontekst të ri për turizmin dhe sektorin e kujdesit shëndetësor. Medicana planifikon të zgjerojë gamën e saj të shërbimeve çdo ditë për t'u bërë si"Aeroporti më i Shëndetshëm në Botë" dhe për të siguruar "Shëndetin dhe Sigurinë e Pasagjerëve" në saje të bashkëpunimeve dhe shërbimeve të kujdesit shëndetësor që ofron.
Aeroporti i Stambollit, që pret mbi 250,000 pasagjerë me mbi 1,400 fluturime në ditë, 70% të pasagjerëve të tij i sheh si shtetas të huaj. Ndërsa numri i fluturimeve dhe pasagjerëve në Aeroportin e Stambollit vazhdon të rritet, Medicana Healthcare Group, i njohur për shërbimet e shpejta dhe operacionale të kujdesit shëndetësor, ka pozicionuar një qendër komandimi urgjence në Aeroport të Stambollit AOCC (Qendra e Kontrollit Operacional të Aeroportit). Kjo qendër komandimi trajton me përpikshmëri të gjitha rastet e urgjencës mjekësore gjatë fluturimeve dhe brenda ndërtesës së terminalit, duke iu përmbajtur standardeve ndërkombëtare. Për më tepër, Medicana përfaqëson sistemin e kujdesit shëndetësor të vendit tonë duke ofruar shërbime mjekësore emergjente, klinika ambulantore dhe shërbime infermierie, duke u kujdesur për shëndetin e pasagjerëve dhe duke ofruar profesionistë të kujdesit shëndetësor ekspertë për personelin e aviacionit civil kombëtar dhe ndërkombëtar, në përputhje me mikpritjen e mirënjohur të Turqisë. E pozicionuar nën emrin e markës Medicana Qendra Mjekësore e Aeroportit, kjo qendra e kujdesit shëndetësor në Aeroportin e Stambollit ofron shërbime të kujdesit shëndetësor urgjent për pacientët vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe të afërmit e tyre.
Nëpërmjet shërbimeve të saj të ambulancës ajrore dhe fluturimeve mjekësore në rrjetin ndërkombëtar të transportit mjekësor, Medicana ofron shërbime të transferimit me barelë, veçanërisht në fluturimet e planifikuara. Ekuipazhi i saj ekspert i fluturimit ofron shërbime të kujdesit shëndetësor për qytetarët e shumë vendeve. Duke zgjeruar shërbimet alternative të transportit mjekësor, Medicana promovon objektivat e turizmit shëndetësor të vendit tonë në shumë vende. Ai synon të bëhet një qendër e rëndësishme transferimi mjekësor në Aeroportin e Stambollit dhe një qendër mjekësore ndërkombëtare për transferimet mjekësore ndërkontinentale për pacientë të shumtë dhe institucione të kujdesit shëndetësor. Qendra Mjekësore e Aeroportit Medicana ofron shërbime të kujdesit shëndetësor me përkushtim dhe ndjeshmëri për pasagjerët dhe punonjësit e aeroportit që punojnë në fusha të ndryshme, të tilla si linja ajrore kombëtare dhe ndërkombëtare, shërbimet e pasagjerëve, shërbimet tokësore, blerjet dhe akomodimi, dhe shërbimet logjistike në Aeroportin e Stambollit.
E vendosur në Aeroportin e Stambollit, i njohur si porta e Turqisë drejt botës, Medicana Qendra Mjekësore e Aeroportit synon t'i shtoj në vlerë Turqisë si një pikë globale e takimit me vlerat e saj të korporatës që i japin përparësi cilësisë, me mbi 30 vite përvojë në industri dhe ekspertizë.
Me një kontekst që glrsheton strukturën kozmopolitane të Stambollit, Medicana Qendra Mjekësore e Aeroportit ofron shërbim gjatë gjithë orarit, duke marrë parasysh komoditetin e pacientëve vendorë dhe ndërkombëtarë dhe të të afërmve të tyre. Me arkitekturën e saj moderne dhe parimin e shërbimit miqësor, kjo qendër përpiqet të sigurojë mirëqenien e pasagjerëve, duke u përqëndruar në shëndetin e tyre.
Që nga momenti kur vizitorët vendorë dhe ndërkombëtarë shkelin në Stamboll, ata përjetojnë ndjenjën e besimit dhe komoditetin e marrjes së shërbimeve të kujdesit shëndetësor nga marka referuese e kujdesit shëndetësor në Turqi. Medicana Qendra Mjekësore e Aeroportit kombinon ekspertizën e saj në shërbimet e kujdesit shëndetësor urgjent me ofertat gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor. E dizenjuar me qasjen themelore ndaj cilësisë Medicana Healthcare Group, Medicana Qendra Mjekësore e Aeroportit ofron shërbime të kujdesit shëndetësor për pacientët nga pjesë të ndryshme të botës, ndërsa kontribuon në mënyrë të theksuar në eksportin e shërbimit shëndetësor të vendit tonë.
Medicana Qendra Mjekësore e Aeroportit, e krijuar si bazë me qasjen thelbësore të cilësisë së Medicana Healthcare Group, përfshin mjekët, infermierët, personelin e kujdesit shëndetësor dhe ekipet e ndihmës së parë të ambulancës, të gatshëm për ndërhyrje në raste urgjente, të cilët janë ekspertë në fushat e tyre përkatëse. E vendosur në Aeroportin e Stambollit, Medicana Qendra e Thirrjeve e Qendrës Mjekësore të Aeroportit adreson me përpikshmëri të gjitha rastet e kujdesit shëndetësor, dhe ofron ndërhyrje fillestare për pacientët që përdorin ekipe mobile të auto ambulancës me karrocë brenda ndërtesës së terminalit.
Më tutje, pacientët stabilizohen në klinikat ambulantore dhe pavijonet e vendosura, si në platformën tokësore ashtu edhe në atë ajrore të aeroportit. Në rastet e domosdoshme, ekipet e ambulancës të stacionuara në të dy anët e aeroportit transferojnë pacientë gjendja klinike e të cilëve është e dedikuar për spital.
Shërbimet e kujdesit shëndetësor ofrohen duke përdorur EKG, defibrilator, aspirator, ventilator, audiometri, rreze X dhe pajisje laboratorike, si dhe ndihmën emergjente dhe transferimit ambulantor dhe mjetet e ndërhyrjes mobile brenda ambienteve të aeroportit.
Medicana Qendra Mjekësore e Aeroportit, e cila ka përvojë në shërbimet e transportit mjekësor, ofron shërbime të kujdesit shëndetësor të shpejtë dhe të sigurt për pacientët që vijnë nga jashtë. Pas ndërhyrjes fillestare, qendra siguron që shërbimet adekuate të kujdesit shëndetësor të ofrohen shpejtë dhe me siguri. Në rastet që kërkojnë transferimin e pacientit në spital, arrihen rezultate efektive dhe të shpejta, duke siguruar që ndërhyrja e duhur mjekësore të kryhet me saktësi. Duke ngritur përvojën e kujdesit shëndetësor në aeroport, qendra ndan ekspertizën e saj në sektorin e kujdesit shëndetësor duke i dhënë përparësi komoditetit të orientuar nga pacienti dhe shoqëruesi i pacientit. Qendra ofron shërbime urgjente shëndetësore 24/7, me strukturën e saj klinike që adresontë gjitha urgjencat me precizitet, është e pajisur me pajisje teknologjike të avancuara dhe mbështetet nga një ekip ekspertësh me kapacitet të lartë.
Medicana Health Group, një nga markat më të mëdha dhe më të besueshme në sektorin e kujdesit shëndetësor të Turqisë që nga viti 1992, vazhdon veprimtarinë e saj me 16 spitalet e saj që gjenden në Stamboll, Ankara, Konja, Samsun, Sivas, Izmir dhe Bursa, duke u ofruar pacientëve të gjitha kapacitetet e trajtimit mjekësor bashkëkohor, me infrastrukturën e saj teknologjike moderne, stafin ekspert akademik dhe sistemet aktuale të menaxhimit, duke ruajtur pozicionin e saj të fuqizuar në sektorin privat të kujdesit shëndetësor jo vetëm në Turqi, por edhe në mbarë botën.
Në vitin akademik 2018-2019, Medicana themeloi Grupin Edukativ Medicana me kuptimin e "Edukimit të të gjithë Individit" dhe ka hapur shkolla MBA (Medicana Science Academy – Akademia Shkencore Medicana). Me kampuset që gjenden në shumë qytete të Turqisë, Grupi Edukativ Medicana vazhdon të punojë për t'u bërë një institucion arsimor lider në të gjithë zinxhirët e arsimit.
Për më tepër, në vitin akademik 2019-2020, Medicana Grupi Edukativ investoi në arsimin e lartë të Turqisë duke hapur Universitetin Fenerbahçe për arsim dhe mësimdhënie.
Medicana Group vazhdon të ofrojë shërbime cilësore në shëndetësi dhe arsim, të cilat do të ndihmojnë zhvillimin dhe avancimin e vendit tonë mbi themele të forta.
Medicana Zincirlikuyu - 2024
Medicana Atakoy
Medicana Atasehir
Medicana Avcilar
Medicana Bahcelievler
Medicana Bursa
Medicana Camlica
Medicana Camlica Qendra Mjekësore
Medicana Cesme
Medicana International Ankara
Medicana International Stamboll
Medicana International Samsun
Medicana Izmir
Medicana Kadikoy
Medicana Konya
Medicana Sivas