en ar ru mk sq ge de ba fr TR

Le të të thërrasim

Le të të thërrasim

×
✓ Valid
Rreth Nesh
Njësitë Mjekësore
Mjekët
Spitalet
Metodat e Trajtimit
Blog Shëndetësor

Ushqimi dhe regjimi dietetik

Çfarë është reparti i Nutricionizmit dhe regjimit dietik?

Një nga pikat kyçe për një jetë të shëndetshme është ushqimi i duhur. Një dietë e ekuilibruar dhe e rregullt konsiderohet si një faktor që parandalon shumë sëmundje. Në spitale dhe institucione të tjera shëndetësore, reparti që u shërben pacientëve dhe klientëve për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre duke ngrënë një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar dhe duke arritur një trup më të shëndetshëm duke zbatuar një plan ushqimor të përshtatshëm për aktivitetet metabolike të trupit të tyre quhet reparti i nutricionizmit dhe regjimit dietik.

Reparti i nutricionizmit dhe regjimit dietik u shërben pacientëve për shumë sëmundje dhe gjendje si shtimi i shëndetshëm në peshë dhe humbja e peshës, sigurimi i ushqimit të duhur për pacientët me diabet dhe ushqimi i duhur gjatë shtatzënisë.

Cilat sëmundje i trajton reparti i nutricionizmit dhe regjimit dietik?

Ashtu siç u cek më lart fusha e nutricionizmit dhe regjimit dietik përfshin një fushëveprim të gjerë. Në këtë repart ofrohen një gamë e gjerë shërbimesh, nga fëmijëria në shtatzëni, nga sëmundje të ndryshme deri tek praktikat e personalizuara të të ushqyerit. Përgjigja në pyetjen se cilat sëmundje trajton reparti i nutricionizmit dhe dietës është paraqitur detajisht më poshtë.

1. Humbja e peshës në mënyrë të shëndetshme

Problemi i peshës është ndër problemet shëndetësore për të cilat ankohen shumë njerëz. Problemi i peshës shkakton shumë sëmundje. Problemi i mbipeshës, i cili shfaqet pothuajse në të gjitha moshat, mund të zgjidhet në përputhje me dietën e zbatuar nga një specialist i të ushqyerit dhe dietologjisë dhe në këtë mënyrë standardi i jetesës së njerëzve mund të rritet.

2. Fitimi i peshës në mënyrë të shëndetshme

Në rastet e nënpeshës dhe mbipeshës duhet kërkuar ndihma e një specialisti të ushqyerjes dhe dietologjisë. Të mos fitosh peshë është një situatë e rrezikshme për shëndetin dhe mund të shkaktojë dobësimin e muskujve të një personi, dobësimin e kockave dhe dëmtimin e organeve. Prandaj, është e rëndësishme që personat që kanë probleme me shtimin në peshë të konsultohen me repartin e nutricionizmit dhe dietës së institucioneve shëndetësore, në mënyrë që të ruajnë ekuilibrin e densitetit muskulor-kockor dhe të sigurohen që vlerat e tyre të gjakut të kthehen në normale.

3. Problemet e të ushqyerit gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji

Gratë shtatzëna duhet t'i kushtojnë vëmendje të duhur ushqyerjes së tyre për zhvillimin e shëndetshëm të foshnjave të tyre. Plani i të ushqyerit që duhet ndjekur në çdo fazë të shtatzënisë ndryshon se cilat ushqime dhe në çfarë proporcioni duhet të konsumojnë gratë shtatzëna ndryshon në varësi të faktorëve të tillë si mosha dhe raporti gjatësi-peshë. Në këtë rast, ushqimi dhe dieta janë të rëndësishme që gratë të kenë një shtatzëni të shëndetshme.
Gratë shtatzëna duhet të ndjekin rregullat e rregullta dhe të balancuara të të ushqyerit pas lindjes së foshnjave të tyre dhe gjatë ushqyerjes me gji. Pasi që qumështi i gjirit përmban vlera të mjaftueshme ushqyese për zhvillimin e foshnjës, është e rëndësishme që nëna të konsultohet me repartin e nutricionizmit dhe dietës gjatë ushqyerjes me gji.

4. Problemet e ushqyerjes në fëmijëri

Problemet shëndetësore si diabeti i tipit 2, obeziteti dhe hiperkolesterolemia mund të shfaqen në fëmijëri. Reparti i nutricionizmit dhe regjimit dietik është përgjegjëse për parandalimin dhe trajtimin e këtyre sëmundjeve, në të cilat ushqimi i gabuar dhe i parregullt luan një rol të madh. Përveç kësaj, fëmijët duhet të qëndrojnë larg ushqimeve të dëmshme, pasi periudha e tyre fizike dhe mendore është e rëndësishme. Në këtë drejtim, reparti i nutricionizmit dhe dietës shërben për të luftuar problemet ushqimore të fëmijërisë dhe sëmundjet që lindin për shkak të këtyre problemeve.

5. Problemet e të ushqyerit të diabetikëve

Diabeti ose siç njihet më gjerësisht sëmundja e sheqerit është ndër sëmundjet e shkaktuara nga kequshqyerja. Diabeti, i cili konsiderohet si një nga sëmundjet që shfaqet si pasojë e të ushqyerit joadekuat, të çrregullt dhe të çekuilibruar, është një sëmundje që kërkon të mësuarit për mënyrën se si duhet ushqyer. Reparti i nutricionizmit dhe dietës është i rëndësishme për përcaktimin e vlerave ushqyese që i nevojiten trupit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientit duke i çuar këto vlera në një nivel më të shëndetshëm në organizëm.

6. Problemet e të ushqyerit tek sëmundjet e lukthit dhe zorrëve

Ushqimi dhe regjimi dietik luan rol kyç tek sëmundjet kronike dhe akute të zorrëve dhe lukthit. İndividët me sëmundje siç janë të gastritit, ulçerës, jodigjestimi ose diare, koliti, probleme në traktin digjestiv, duhet të jenë të vetëdijshëm rreth asaj se cilat ushqime mund ti konsumojnë dhe cilat nuk u lejohen fare të konsumohen, gjë për të cilën duhet ti drejtohen ekspertëve në fushën përkatëse të të ushqyerit.

7. Problemet e ushqimit të të sëmurëve të shtrirë

Mjekët për arsye apo probleme të ndryshme shëndetësore të të sëmurëve që janë të shtrirë në spital dhe trajtohen, në mënyrë që pacientët të përforcohen dhe të rikuperohen duhet bashkëpunuar me ekipin e nutricionistëve dhe dijetologëve. Në rast nevoje dhe sipas konstatimit të mjekëve të fushës përkatëse përgatiten edhe programe të të ushqyerit për pacientë. Reparti i nutricionizmit dhe regjimit dietik merr përsipër të përcjell zbatimin ose moszbatimin e programit të të ushqyerit nga ana e pacientëve.

8. Planprograme individuale të të ushqyerit

Në fushën e nutricionizmit dhe regjimit dietik mund ti drejtohen për çështje të ushqimit të shëndoshë dhe të ekuilibruar. Personat që drejtohen për këtë qëllim eksperti i fushës së nutricionizmit apo nutricisti përkujdeset rreth asaj se cilat ushqime mund ti përdorin këto persona, në fakt përkujdesen për një planprogram personal të ushqimit. Gjithashtu, përkujdesen rreth përparimit dhe rezultatit të këtyre personave dhe sa iu kanë përmbajtur planprogramit përkatës të ushqimit.

9. Të ushqyerit e sportistëve

Sporti është një aktivitet që kërkon performancë fizike. Prandaj, është me rëndësi që krahas ushtrimeve fizike në mënyrë që performanca të jetë e nivelit të lartë, duhet përgatitur një plan program ushqimi të shëndoshë, të rregullt, përbërë nga ushqime cilësore.
Ekspertët e fushës së nutricionizmit dhe regjimit dietik të Medicana Health Group, përkujdesen për përgatitjen dhe përcjelljen e planprogramit të ushqimit të sportistëve në varësi prej degës së aktivitetit sportiv, cilësive fizike dhe në varësi prej periudhës së zhvillimit ose mos-zhvillimit fizik të sportistëve. Ata përkujdesen rreth përcaktimit të nevojave ushqimore të sportistëve gjatë stërvitjeve fizike, para ose pas ndeshjeve sportive.

10. Alergjia – Jotoleranca ndaj ushqimeve dhe të ushqyerit n

Alergjitë e ndryshme ndaj ushqimeve fillojnë qysh prej moshës së fëmijërisë së hershme dhe luajnë një rol kyç në jetën e njeriut. Prandaj, edhe duhet pasur kujdes që personat alergjikë ndaj ushqimeve të kenë kujdes nga mosha e hershme. Nutricistët dhe dijetologët kujdesen për planifikim të shëndoshë të ushqimit të këtyre personave në mënyrë që ti shmangin ushqimet që shfaqin alergji.

11. Çrregullimet e sjelljes tek të ushqyerit

Qëllimi i trajtimit të çrregullimeve të të ushqyerit (anoreksia, bulimia, etj.); është për të sjellë një qasje të ndryshme ndaj ushqimit duke ndryshuar sjelljen e ndërprerë të të ushqyerit dhe duke vendosur një model të ri të të ushqyerit. Dietologët e Medicana Health Group punojnë brenda një ekipi multidisiplinar në identifikimin, trajtimin, monitorimin, mbështetjen e pacientëve dhe rehabilitimin e çrregullimeve të të ushqyerit.

Forma e Dytë e Opinionit Mjekësor

✓ Valid

NDAJ

12.07.2024 06:57

Kërkimi i mjekut

12.07.2024 06:57

Krijuar në

Bordi i Uebit dhe Editorialit Medicana

Spitalet tona me njësi {mjekësoreunit} Ushqimi dhe regjimi dietetik

x